LAJMI I FUNDIT:

Skandal: Bletarëve u shpërndahen bletë të sëmura me “mortajën amerikane”

Skandal: Bletarëve  u shpërndahen bletë të sëmura me “mortajën amerikane”

Një gabim trashanik i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimeve të Kosovës (AUV) ka bërë që një subvencion me vlerë prej 30 mijë eurosh për bletarët e Vushtrrisë, të mos i ndihmojë ata, por përkundrazi ti rrezikoj.

Bletët që janë blerë ne Maqedoni kanë rezultuar të sëmura nga “mortaja amerikane”, por një gjet ë tillë AVUK ka arritur ta zbuloj vetëm pasi që bletarëve u janë dhënë familjet e bletëve.

Kësisoj, ata kanë rrezikuar edhe bletët që i kanë pasur para se të marrin subvencionin nga komuna.


Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka thënë për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV “Dukagjini” se një kompani nga Ferizaji ka fituar tenderin për importin e bletëve nga Maqedonia, dhe pas shpërndarjes së tyre tek bletarët e kësaj komune analizat kanë dëshmuar se bletët janë të sëmura.

Mulaku ka thënë se është herët të flitet për përgjegjësinë por sipas tij, AVUK-u në kontrollin e parë ka konstatuar se bletët nuk janë të sëmura.

Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi ka thënë se Agjencia e ka kuptuar se bletët janë të sëmura, por se në kontrollin e parë të tyre, ato nuk kanë dhënë shenja klinike. Sipas tij, bletët kanë nisur të japin shenja të sëmundjes tek pasi janë shpërndarë tek bletarët.

Sëmundja është e rrezikshme për shoqëritë e bletëve, për këtë arsye shumica prej tyre janë asgjësuar në ditën e premte. Të tjerat po mbahen në karantinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori