Të gjitha amendamentet e propozuara nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës për projekt-buxhetin 2025 nuk kanë marrë mbështetje nga mazhoranca në seancën e sotme të Kuvendit, ku po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin.
Përkundër që në fillim të seancës u larguan nga salla plenare, në momentin e shqyrtimit të amendamenteve u rikthyen Ariana Musliu-Shoshi, Ganimete Musliu dhe Mërgim Lushtaku, të cilët propozuan amendamente për investime kapitale në komuna të ndryshme, por që nuk u votuan nga deputetët e koalicionit qeverisës.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se është e turpshme që deputetët e mazhorancës nuk votojnë gjërat esenciale për qytetarët e Kosovës.
“Është e turpshme që ke deputetë të mazhorancës që nuk e shohin të arsyeshme që të japin votën e tyre për gjëra esenciale të familjeve në Kosovë, të cilat jo doemos janë votues vetëm të një partie politike. Por kjo do të shërbejë në nderin tuaj dhe verdiktin final të këtyre qëndrimeve që ju i vlerësoni krejtësisht të parëndësishme do ta merrini me 9 shkurt”, tha ajo, transmeton KP.
Ndaj deputetes Musliu-Shoshi reagoi Saranda Bogujevci nga LVV-ja, duke akuzuar opozitën se po ofrojnë “amendamente sa për të bërë zhurmë” dhe jo për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.
“Ne e kemi qeverinë dhe si deputetë natyrisht kemi diskutime dhe i shohim se cilat janë projektet të cilat duhet të amendamentohen dhe cilat jo. Ne punën tonë e bëjmë, por e kemi qeverinë dhe atë e bëjmë së bashku me qeverinë. Sa i përket amendamenteve, në vitin 2017 unë kam qenë deputete për herë të parë dhe njëri nga amendamentet për ujë të pijshëm ka kaluar. A e dini pse se atëherë kam komunikuar me ministrin e Financave atëherë, Bedri Hamzën, kam komunikuar me të gjithë deputetët në komision dhe kam shkuar e kam arsyetuar amendamentin tim. S’e kam ofenduar apo linçuar asnjë nga kolegët. Qëllimi ka qenë të kalojë amendamenti dhe jo të bëhen amendamente vetëm sa për të bërë zhurmë”, deklaroi ajo.
Pas mospërkrahjes së amendamenteve të saj për buxhetin e vitit 2025, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzoi pushtetin për shpërfillje të nevojave të qytetarëve duke thënë se deputetët e pozitës “janë shndërruar në robotë sa për të ngritur e ulur dorën.”
“Kemi edhe ministrin e Financave edhe as që reflekton për kërkesat e qytetarëve. Unë iu bëj apel, dilni publikoni numrin e Radoiçiq dhe të merren vesh me atë ndoshta ia shtron ato rrugë, pasi shteti s’po iu del në ndihmë…Për neve nuk ishte risi mos votimi i amendamenteve tona pasi jemi mësuar se pesë vjet që kjo qeveri dhe këta fansat e kësaj qeverie sillen në këtë mënyrë. Këta nuk e dinë se për çka votojnë dhe se dinë se çka janë këtu. Thjesht çojnë dorën lart-poshtë. Prandaj propozoj edhe një amendament për vëllain e madh të Fitore Pacollit dhe blini edhe atij tri lopë se është hidhëruar”, tha ajo.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi të ndalen ofendimet ndërmjet deputetëve të pranishëm.
“Mos i ofendoni kolegët ju lutem”, tha ai. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Sallahu pret votimin e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi, paralajmëron zgjedhje në rast të bllokadës

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Ramadan Nishori: Dy burra kanë kërkuar ndihmë pas rrëfimit tim – kjo më bën krenar

Nesër vazhdimi i seancës, LVV dhe PDK të gatshëm për zgjedhje

Osmani viziton Nënën Stanë Gashin për Pashkë: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres