Pak çaste para se të dështonte dy herë radhazi për të marrë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu deklaroi se partia e saj është e gatshme të shkojë në zgjedhje të reja më 15 ose 22 qershor.
Ajo këto komente i bëri, pasi tregoi se kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kishte përmendur zgjedhjet si zgjidhje.
“Po jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ajo.
Numrat për kryekuvendarin e qeverinë, kanë deklaruar shpesh se i kanë, megjithatë Lëvizjes Vetëvendosje, do t’i duhet edhe nesër të tentoj t’i siguroj 61 votat e nevojshme për të paren e Kuvendit.
Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë për RTK se Vetëvendosje duhet ta kuptojë që qytetari nuk i dha votat e mjaftueshme për të qeverisur vetëm.
“Taktizime ka nga të gjitha palët, dhe mundësia për të përparuar nesër në drejtim të përmbylljes së kësaj sage, nuk shoh diçka të konkretizuar”, ka thënë ai.
“Asnjë nga palët, asnjë nga kandidatët në mënyrë të pastër nuk e ka ndjesinë dhe kompetencën për të qenë kryeministër në rrethanat aktuale dhe çka e pret Kosovën në të ardhmen, për rrjedhojë fajtor janë të gjithë, por përgjegjësinë e ka fituesi i zgjedhjeve”, vazhdoi ai.
Ndërsa Blerim Canaj, thotë se vendi humbë në mungesë të formimit të qeverisë shpejtë. Por, ngrit edhe një dilemë.
“Kam përshtypjen edhe vet Kurti nganjëherë nuk po është i interesuar ta bëjë qeverinë, gjithmonë është gjetur një gjuhë e përbashkët, por disi po tenton që të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje, bashkë me zgjedhjet komunale”, ka thënë Canaj.
Nesër në Kuvend, në tentativën e katërt për konstituimin e plotë të Kuvendit, pritet të hidhet në votim përsëri emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Nga ana tjetër, LDK ka marrë vendim që të ngrejë kallëzime penale për çdo vendim që anëtarë të Qeverisë të zgjedhur edhe deputetë, kanë marrë që nga 27 marsi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Toshkovski në Dubai: Maqedonia ka rëndësi të madhe në stabilitetin rajonal dhe sigurinë europiane

Shqipëri, përplasje me grushte dhe shqelma mes vëzhguesve dhe numëruesve në një qendër në Kashar

BIK-u nis grumbullimin e porosive për Kurban, çmimi 180 euro

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

"Fol me Sllobën" Gërvalla rikujton bisedën Thaçi–Grabovci për Listën Serbe

Sa vota ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

Mbyllja e strukturave paralele, Ambasada Gjermane: Veprimet që rrisin tensionet nuk kontribuojnë në heqjen e masave

Osmani nis takimin me liderët politikë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Probleme serioze për Decon dhe Flick: Ylli i Barcelonës refuzon të largohet këtë verë

Televizioni saudit e modifikoi videon e Trumpit - veprimi i presidentit amerikan ishte ofendues për arabët

Si u prish 'historia e dashurisë' midis Von der Leyen dhe Pfizer?

Pentagoni: Mund të ketë konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-së nëse nuk zgjidhet kriza ukrainase

Gazetarja ukrainase mahnit grupin Shkodra Elektronike në prapaskenë - interpreton hitin "Zjerm" në gjuhën e saj

Deputetja e LDK-së kërkon zhbllokim të Kuvendit: Subjektet politike duhet të reflektojnë