“Gjatë kësaj jave ose në javën e ardhshme, do të fillojmë procesin e përgatitjes për miratimin e kodit të ri zgjedhor. Kjo do të thotë që ne do ta vazhdojmë procedurën për atë që ndodhi në vitin 2015, kur u formua grupi punues mes ministrive, dhe i cili filloi aktivitetet e tij në vitin 2016, dhe aktivitetet e fundit i kishte në prill të vitit 2021”, pati deklaruar Nikolla Tupançevski, ministër i Drejtësisë.
Ky prononcim i ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski që na maj të këtij viti, nuk është vënë akoma në zbatim. Negociatat për një Kod të ri zgjedhor nuk kanë filluar akoma. Edhe pse ishin paralajmëruar të fillonin që në muajin maj, jo të gjitha partitë politike janë të gatshme të ulen në një tryezë për këtë temë në këtë moment. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se VMRO-DPMNE-ja nuk emërton anëtar të saj për të qenë pjesë e grupit të punës.
“Ministria e Drejtësisë disa herë ka dërguar kërkesë deri të VMRO-DPMNE-ja të propozojë anëtar në grupin e punës që të mund të ketë legjitimitet gjithë procesi dhe të mos kontestohet nga askush, por përgjigje nuk kemi marrë, as pozitive as negative. Ministria e Drejtësisë nuk heq dorë nga ideja e një Kodi të ri zgjedhor, dhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë të kërkojë që VMRO-DPMNE-ja të emërojë një anëtar në grupin e punës”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Alsat drejtoi pyetje në VMRO-DPMNE, se përse nuk nominon një anëtar, por nuk morëm përgjigje. E ndërkohë, përgjigje nuk morëm as nga LSDM-ja e cila deklarativisht gjithmonw ka thënë se është e gatshme për fillimin e negociatave.
Edhe Aleanca për Shqiptarët e pranon se bisedimet në këtë drejtim kanë ngecur dhe se është i nevojshëm konsensusi.
“Tani për tani nuk kemi diçka. Prej moti diskutohet për ndryshimin e Kodit zgjedhor por do të duhet një konsensus më i gjerë mes katër partive më të mëdha, kështu ka qenë rregull gjithmonë kur është ndryshuar Kodi zgjedhor. Ne kemi pasur njerëz të deleguar, ekspertë të lëmisë, por diku puna u ndërpre dhe tani nuk jemi thirrur për të diskutuar”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Kodi aktual zgjedhor ka pësuar mbi 30 ndryshime që nga përpilimi fillestar i tij. Institucionet që merren me zbatimin e zgjedhjeve thonë se ai është bërë jokoherent dhe i vështirë për t’u zbatuar. OSBE-ODIHR-ja prej kohësh këmbëngul për një ligj të ri për zgjedhjet i cili do të përmbante në vete edhe rekomandimet e kësaj organizate ndërkombëtare. Listat e hapura, votimi i diasporës, financimi i fushatës zgjedhore dhe monitorimi i mediave janë disa nga çështjet më të përfolura të procesit zgjedhor në vend, për të cilat kërkohet zgjidhje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: “Burrë”

FDT dhe BNJVL: Me 350.000 dollarë 11 komuna do të realizojnë dokumentacione teknike për projekte të reja

Nesër hapet tuneli i Murrizit, Rama: Dita e Verës shkon edhe në Dibër, përfundimisht lagja e gjelbër e Tiranës

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker