LAJMI I FUNDIT:

Siri: 38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh

Siri: 38 të vrarë nga një sulm i IS-it në afërsi të një kampi refugjatësh

Një grup monitorues ka thënë se në një sulm të kryer nga militantët e Shtetit Islamik, më 2 maj, pranë një kampi të refugjatëve në verilindje të Sirisë, janë vrarë të paktën 38 persona.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se mbi 30 persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm, që ndodhi në një kamp të refugjatëve, në fshatin Rajm al-Salibi, që gjendet në afërsi të kufirit mes Sirisë dhe Irakut.

Kampi i sulmuar gjendet në territorin e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.


Forcat Demokratike Siriane, një koalicion i milicive kurde dhe arabe, gjatë vitit të kaluar kanë arritur të marrin nën kontroll nga IS-i, pjesë të konsiderueshme të territorit në veri të Sirisë.

Tani këto forca po luftojnë që të zmbrapsin militantët nga qyteti Raqqa.

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori