LAJMI I FUNDIT:

Me sipërfaqe 180m2 kjo banesë ka hapësirën e duhur për një familje, prej 4 deri 6 antarëshe ID-92

Lagjja Aktash është lokacioni në të cilin ndodhet kjo banesë, lagje e sigurt dhe e qetë për të banuar.

Bën lidhje të shpejtë me qendrën e qytetit, për 5 minuta, për të gjitha nevojat e përditshme që mund të keni.

Kjo banesë është në afërsi të Ambasadës së Sllovenisë, kampusit të Universitetit të Prishtinës, shkollës “Naim Frashëri”, disa kolegjeve private, si dhe shumë bizneseve të tjera që plotësojnë të gjitha kërkesat e një familjeje.

Ka ngrohje nga  Termokosi, si dhe të instaluar edhe sistemin privat të ngrohjes – derisa ka edhe vendin e dedikuar për kamin apo oxhak. Kjo ju siguron që asnjëherë nuk do të keni telashe me temperaturat e ulëta gjatë dimrit.

Banesa është jashtëzakonisht praktike dhe komode për banim familjar, por shumë lehtë mund të përshtatet edhe për qëllime afariste.

Pozita fantastike e kësaj banese, në afërsi të qendrës dhe me dy hyrje (hyrja e përparme dhe e prapme banesës), jep shumë mundësi që hapësira e kësaj banese të përdoret për biznese të ndryshme. Hapësira e brendshme – e dizajnuar me stil amerikan – mund të shfrytëzohet për çfarëdo lloj biznesi – zyre, studio, apo edhe shumë opsione të tjera.

Banesa ka ndriçim shumë të mirë natyral nga të gjitha anët. Salloni, kuzhina dhe trapezaria janë të projektuara në stil të hapur (amerikan), derisa dhomat janë me hapësira shumë të bollshme. Kuzhina ka edhe një depo me hapësirë mëse të mjaftueshme, derisa edhe dhoma e fjetjes posedon një mini-garderobë.

Posedon edhe dy ballkone të mëdha që me hapësirën që kanë lirisht mund të thuhet se ta japin ndjesinë e oborrit. Çka vlen të përmendet është edhe investimi në parket, dyer dhe dritare në këtë banesë që janë të cilësisë më të lartë.

Çmimi i kësaj në shitje është 225,000.00 euro, por i diskutueshëm.

BANESA NË SHITJE

Çmimi: 225,000.00 euro, por i diskutueshëm

Sipërfaqja: 180m2

3 Dhoma gjumi

2 Banjo

3 Ballkone

1 Depo

Shpallja: ID-92

VIDEO E BANESËS NË SHITJE

SHËTITJA VIRTUALE 3D

Për më shumë informacione kontaktoni në:

E-mail: realestate@telegrafi.com

Nr:tel: 048 90 90 90

Më shumë