LAJMI I FUNDIT:

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Guardian, Putini angazhoi spiunë për ta bërë Trumpin president të SHBA-së

Sipas dokumenteve të siguruara nga The Guardian, Putini angazhoi spiunë për ta bërë Trumpin president të SHBA-së

Vladimir Putin personalisht autorizoi një operacion të fshehtë të agjencisë së spiunimit për të mbështetur Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 gjatë një seance të mbyllur të këshillit të sigurimit kombëtar të Rusisë, sipas asaj që vlerësohet të kenë zbuluar dokumentet e Kremlinit.

Takimi kryesor u zhvillua më 22 janar të vitit 2016, gazeta sugjeron, me presidentin rus, shefat e tij spiunë dhe ministrat e lartë të pranishëm të gjithë.

Ata ranë dakord se me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do të ndihmohej në sigurimin e objektivave strategjikë të Moskës, mes tyre “trazira sociale” në SHBA dhe një dobësim të pozicionit negociues të presidentit amerikan, transmeton Telegrafi.


Tri agjencitë e spiunazhit të Rusisë u urdhëruan të gjenin mënyra praktike për të mbështetur Trumpin, në një dekret që dukej se mbante firmën e Putinit.

Në këtë pikë, Trumpi ishte pararojë në garën e nominimit të partisë Republikane. Një raport i përgatitur nga departamenti i ekspertëve të Putinit rekomandoi Moskën të përdorte “të gjithë forcën e mundshme” për të siguruar një fitore të Trumpit.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës kuptohet që kanë qenë në dijeni të dokumenteve për disa muaj dhe i kanë ekzaminuar ato me kujdes.

The Guardian ua ka treguar dokumentet ekspertëve të pavarur të cilët thonë se ato duken të jenë origjinale. Detajet e rastësishme vijnë si të sakta. Toni dhe shtytja e përgjithshme thuhet se janë në përputhje me mendimin e sigurisë së Kremlinit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se ideja që udhëheqësit rusë ishin takuar dhe ranë dakord të mbështesnin Trumpin në takimin në fillim të vitit 2016 ishte “një trillim i shkëlqyeshëm” kur u kontaktua nga gazeta britanike këtë mëngjes.

Raporti – “Jo 32-04 \ vd” – klasifikohet si sekret. Ai thotë se Trumpi është “kandidati më premtues” nga këndvështrimi i Kremlinit. Fjala në rusisht është perspektivny.

Aty siç vë në pah mediumi britanik, ekziston një vlerësim i shkurtër psikologjik i Trumpit, i cili përshkruhet si një “individ impulsiv, i paqëndrueshëm mendërisht dhe i paekuilibruar që vuan nga një kompleks inferioriteti”.

Ekziston gjithashtu një konfirmim i dukshëm se Kremlini posedon kompromat, ose material potencialisht kompromentues, për presidentin e ardhshëm, të mbledhur – thotë dokumenti – nga “vizitat jozyrtare të mëparshme të Trump në territorin e Federatës Ruse”.

Gazeta u referohet “disa ngjarjeve” të ndodhura gjatë udhëtimeve të Trumpit në Moskë. Anëtarët e këshillit të sigurisë janë të ftuar të gjejnë detaje në shtojcën pesë, në paragrafin pesë, thuhet në dokument. Është e paqartë se çfarë përmban shtojca.

“Është tepër e nevojshme të përdoret e gjithë forca e mundshme për të lehtësuar zgjedhjen e tij [Trump] në postin e presidentit të SHBA-së”, citon gazeta.

“Kjo do të ndihmonte në sjelljen e ‘skenarit politik teorik’ të favorizuar të Rusisë. Një fitore e Trumpit ‘padyshim që do të çojë në destabilizimin e sistemit sociopolitik të SHBA’ dhe do të shohë pakënaqësinë e fshehur të shpërthejë në hapësirë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Rrëzohet një aeroplan në Arizona

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Kalo në kategori