Sindikatat e Qeverisë
Rëndësia dhe roli i sindikatave nuk është thjesht mbrojtja e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave sindikale vetëm nëpërmjet deklarimeve mediale, por edhe adresimi i problemeve të shumta dhe trysnia drejt institucioneve përkatëse të Qeverisë. Në vendet me ekonomi të zhvilluar dhe më sindikata të avancuara protestohet dhe bëhet trysni gjithnjë e më shumë mbi qeveritë duke mbrojtur kështu klasën punëtore në përgjithësi, të cilët kërkojnë respektim të plotë të të drejtave të tyre për një jetë më të mirë. Dhe kjo gjithnjë bëhet me nisma të sindikatave të ndryshme që veprojnë brenda një shteti. E, këtu në vendin tonë po ndodh e kundërta. Për shembull: 1 Maji në shumë vende të botës shënohet me protesta të shumta dhe manifestime nga më të ndryshmet, të cilat organizohen kryesisht nga mekanizmat sindikalë. Ndërsa në Kosovë, me gjithë pakënaqësitë që ekzistojnë, kërkesat e punëtorëve nuk dëgjohen fare në forma institucionale dhe nuk organizohen protesta ngase kemi sindikata pasive e të dirigjuara nga Qeveria e Thaçit.
Aktualisht roli i sindikatave në Kosovë është zbehur dhe nuk po gjejnë hapësirë për të mbrojtur dhe promovuar drejt interesat e punëtorëve. Sindikatat duhet të jenë në shërbim të interesave të punëtorëve e jo në mbrojtje të Qeverisë e cila ka marrë vendime të pamenduara mirë dhe vetëm sa për t’i joshur votuesit në kohë fushatash. Sindikatat si në gjithë botën edhe në Kosovë duhet të konsiderohen si aset i rëndësishëm në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik, madje duke i krijuar edhe hapësira vendimmarrëse në raste të caktuara. Kur të gjithë punëtorët ndihen të fyer dhe të zhgënjyer nga qeveria për premtimet boshe dhe me të drejtë kërkojnë që marrëveshjet dhe vendimet që merrte Hashim Thaçi të realizohen ashtu siç edhe janë nënshkruar, në skenë paraqitet kryesindikalisti Haxhi Arifi, i cili në vend që t’u bashkohet atyre që kërkojnë asgjë më shumë se atë që u takon, kalon në mbrojtje të atyre që vetëm për vota bëjnë premtime koti. Ata të cilët duhet të merren me hallet dhe me problemet e shumta që kanë ata pak të punësuar dhe ata shumë të papunë, në momentin që janë në krye të sindikatave dhe rregullojnë punët e veta harrojnë se për çka janë aty.
Është për t’u habitur se si Haxhi Arifi në konferencat me gazetarë po flet sikur të ishte një nga Ministrat e Qeverisë “Thaçi 2” në vend se të ishte e kundërta e saj. Dikush mund të pyesë pse kështu? Arsyeja e vetme mund të jetë që ky personalisht si kryetar i BSPK-së ka rregulluar punët e veta, ka një pagë të mirë mujore dhe madje ka edhe benificione të tjera nëpër borde të ndryshme. Ky me deklaratat e tij po hyn në mesin e atyre mashtruesve të qeverisë, të cilat mashtrime kishin filluar në fushatën paraelektorale për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ashtu siç u mbajtën me 12 dhjetor. Hashim Thaçi dhe PDK-ja e tij bënin premtime marramendëse duke keqpërdor kështu varfërinë e madhe që vazhdon të mbetet në shkallë të lartë edhe sot e kësaj dite. E këtyre mashtrimeve ndaj punëtorëve dhe qytetarëve të tjerë po u bashkohet edhe BSPK-ja dhe të tjera sindikata që janë vartëse të saj, duke kontribuar kështu në dështimin e shtetit tonë për t’u zhvilluar ekonomikisht.
Kur flasim për dështime në aspektin ekonomik, duhet ta dimë se ky dështim është si rezultat i korrupsionit, duke filluar nga institucionet me të larta të shtetit e deri të pushteti në nivelin më të ulët në vendin tonë. Dhe përkundër kësaj situate, BSPK-ja dhe të tjera sindikata asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë reaguar ashtu siç do të duhej kundër shumë padrejtësive dhe të këqijave që i kanosen Kosovës në aspektin ekonomik dhe në përgjithësi si dhe shkeljeve që u bëhen klasës punëtore këtu. Ata në të shumtën e rasteve zgjedhin të heshtin, ose në rastin më të keq dalin në konferencë për media, e identifikojnë paraprakisht deri diku problemin, tregojnë për të njëjtin problem, vlerësojnë se ka padrejtësi dhe mosrealizim premtimesh nga ana e qeverisë, por megjithëkëtë atyre u dhimbset qeveria apo Hashimi në veçanti, dhe sikur për ironi na thonë se: “Ne duhet ta kuptojmë qeverinë sepse ka shumë telashe e halle, prandaj dhe duhet t’i japim kohë që t’i kryejnë punët ashtu siç duhet dhe premtimet e bëra të bëhen realitet”, e të tilla deklarata.
Por, jo vetëm BSPK-ja është fajtore për gjendjen e keqe në të cilën gjenden punëtoret dhe për ngecjet që çojnë në moszhvillimin ekonomik të shtetit tonë. Bashkëfajtore janë edhe disa sindikata të tjera, në veçanti sindikata e shëndetësisë dhe ajo e arsimit, të cilat po e teprojnë duke rënë shpesh në grackën e mashtrimeve që po bën Qeveria e Kosovës në vazhdimësi. BSPK-ja dhe të tjera sindikata duhet të bëhet aktive dhe ta luajnë rolin e vet për çka ekzistojnë. Këto sindikata njëherë e mirë duhet ta kuptojnë dhe ta dinë se Kosova është i vetmi vend në Evropë që eksporton para të gatshme në vendet e rajonit më shumë sesa buxheti vjetor i saj, pra afërsisht rreth 1.627.000.000 euro në vit. Këto sindikata dhe udhëheqësit e saj a janë në dijeni se buxheti i Kosovës humb miliona euro nga kontrabanda e mallrave në kufirin me Serbinë dhe atë me Maqedoninë? E dini ju zotërinj sindikalistë se në çfarë shkalle është ekonomia informale në vendin tonë? Keni bërë ndonjë hulumtim për t’i kuptuar saktësisht faktorët që formësojnë ekonominë informale, si dhe efektin e mungesës të punës së përshtatshme? A do të duhej të merreni me këto ngase janë prioritare, apo mjafton që vetëm të zgërdhiheni në media si fytyra publike dhe duke qenë të ndikuara nga politika?
Është deri diku e kuptueshme se në vendet e transicionit sektori informal ka një rritje të pakontrollueshme dhe të shpejtë, por megjithëkëtë shteti dhe sindikatat duhet të paktën të punojnë në atë drejtim sa të kenë një pasqyrë të saktë rreth kësaj dukurie, duke bërë përpjekje që të minimizohet sadopak. Në krejt këto dhe të tjera çështje, BSPK-ja duhet të reagojë shpejt dhe drejt e jo të ndikohet duke e shfajësuar qeverinë për premtimet boshe. BSPK-ja dhe Haxhi Arifi u pajtuan me projektligjin e buxhetit për këtë vit, të sponsoruar nga Qeveria e Kosovës që kishte kushtëzuar futjen e privatizimit të PTK-së. Pra, shitja e kësaj ndërmarrje shumë profitabile po kundërshtohet nga vetë sindikata e punëtorëve, ndërsa Haxhi Arifi përshëndetë kontrabandimin e saj. Dhe kjo i bie që nuk është në këtë rast mashtruese vetëm qeveria, por edhe BSPK-ja që assesi t’i mbrojë të drejtat dhe djersën e punëtorëve, por e cila është bërë mburojë e qeverisë dhe atyre që punojnë aty.
Në mesin e mashtrimeve të shumta është edhe paga retroaktive që është dashtë t’i marrin punonjësit e arsimit dhe shërbyesit tjerë civilë. Kjo nuk ka ndodh të paktën deri më sot, e reagimi nga BSPK-ja si gjithmonë ishte i njëjtë: të presim e të presim. Me sindikata të dëgjuara karshi pushtetit, të drejtat e klasës punëtore dhe ngecjet në përgjithësi në sferat ekonomike do të vazhdojnë të na përcjellin.
Sa për fund, dëgjova diku se tani edhe pak kohë duhet të mbahet kongresi i përgjithshëm i BSPK-së. Ndoshta ky është një rast i mirë që të ndryshojnë organet udhëheqëse në krye të sindikatave në mënyrë që punët të mund të ecin nga e mbara dhe të dalë dikush që nuk e mbron të padrejtën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?