LAJMI I FUNDIT:

Sindikata ankohet se infermierët në QKUK janë të stërngarkuar me punë

Sindikata ankohet se infermierët në QKUK janë të stërngarkuar me punë
Foto: Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të premten me shqetësim ka pranuar ankesa nga infermierët lidhur me disa urdhëresa të lëshuara nga drejtoria e SHSKUK/QKUK-së dhe se ndihet tejet e zhgënjyer me trajtimin e infermierëve në disa nga pikat e këtyre urdhëresave. 

Në reagimin e tyre thuhet se, duke qenë të informuar mirë me numrin shumë të vogël të personelit infermieror në QKUK, mbingarkesës me punë si dhe duke qenë dëshmitar të trendit në rritje të ikjes së infermierëve, konsiderojnë që një veprim i tillë dhe urdhëresa vetëm se e rrisin mbingarkesën me punë të infermierëve dhe kontribuojnë në trendin e ikjes.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së kërkon nga SHSKUK/ QKUK që detyrat shtesë që i’u ngarkohen infermierëve bazuar në këto urdhëresa siç janë: Ngarkimi me përgjegjësinë e furnizimit me barëra gjatë fundjavave, duke mos qenë detyrë dhe duke mos u kompensuar për këtë përgjegjësi, thirrja e mjekut për rastet e klinikës, edhe pse i njëjti do duhej të ishte në punë sipas kontratës dhe përgjegjësisë duke mos pasur nevojë për ftesë, evidentimi dhe monitorimi i palëve civile apo edhe largimi i tyre nga hapësirat e klinikave dhe mbajtja e evidencave të hyrje-daljeve nga dhomat e pacientëve, ku në fakt infermieri merr trajtim ndryshe sepse të njëjtën nuk janë të detyruar ta zbatojnë mjekët”, thuhet në reagim.


Sipas tyre, këto punë dhe përgjegjësi indirekt e tjetërsojnë natyrën e veprimtarisë së infermierit, madje në mesin e këtyre urdhëresave ka edhe tendenca diskriminimi.

Të gjitha këto, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së kërkon të rikonsiderohen, ndërsa në vend të këtyre urdhëresave, QKUK të angazhohet në lehtësimin e barrës të cilën aktualisht e bartin infermierët, qoftë përmes pranimit të një numri më të madh të infermierëve.

“Presim që Drejtoria e SHSKUK/QKUK-së të reflektojë dhe të marrë në konsideratë këto kërkesa në mënyrë që t’iu shmangemi veprimeve dhe masave sindikale”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori