int(1) Sindikalistët e PTK-së shënojnë 25 vjetorin e themelimit - Telegrafi - Telegrafi Sindikalistët e PTK-së shënojnë 25 vjetorin e themelimit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Sindikalistët e PTK-së shënojnë 25 vjetorin e themelimit

Sindikalistët e PTK-së shënojnë 25 vjetorin e themelimit

Është shënuar solemnisht 25 vjetori i themelimit të Federatës Sindikale të Punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë dhe 16 vjetori i kthimit në vendet e punës. Me këtë rast u promovua edhe monografia “Aktiviteti politik dhe sindikal i punëtorëve të PTT të Kosovës në vitet 1990-1999”.

Procesit të dhunshëm nga Serbia në atë kohë, punëtorët e PTT-së të Kosovës iu përgjigjen me organizim politik dhe sindikal të fuqishëm dhe tejet këmbëngulës, pavarësisht nga sakrificat dhe rreziqet e kohës. Kështu vlerësuan në këtë jubile ish-udhëheqësit sindikal në atë kohë.

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të PTK-së, Lamih Balaj, tha se në këtë përvjetor janë bashkuar për të shënuar dy momente historike për PTK-në dhe veç përvjetorit të 25-të, edhe 16 vjetorin e kthimit në vendet e punës.


“Jemi bashkuar sot këtu për të shënuar dy momente historike për PTK-në, veç përvjetorit të 25-të të themelimit të veprimtarisë së pavarur të punëtorëve të PTT-së tash telekomit dhe postës, por edhe 16 vjetorin e kthimit në vendet punës pas një dekade padrejtësisht krimi dhe gjenocidi nga pushtuesi serb”, tha Balaj.

Ai me respekt i ka kujtuar të gjithë ata punëtorët që nuk janë në mesin e tyre.

Ndërsa, në emër të PTK-së, ka folur Mehdi Latifaj, drejtor teknik në Postë Telekom, i cila tha se e ajo çka është sot në telekomin e Kosovës, një pjesë meritore të punës dhe aktivitetit, i takon edhe ish-sindikalistëve.

“Besoj se aktivitetin tonë do ta ngrisim edhe më tutje dhe do të lartësojmë aktivitetin e PTK-së ose telekomit të Kosovës duke vazhduar të jemi lider në ofrimin e shërbimeve telekomunikuese. Sigurisht se ajo çka është sot telekomi i Kosovës një pjesë meritore të punës dhe aktivitetit ju takon juve ish kolegëve të cilët praktikisht keni kaluar një pjesë të madhe pran PTK-së”, tha Latifaj.

Ai beson se edhe më tutje do ta ngritin nivelin e shërbimeve dhe kualitetin për konsumatorët e VALA dhe telekomit të Kosovës.

Kurse, Burim Zagraxha, autor i monografisë, ka folur për motivet e pasqyruara për atmosferën politike të asaj kohe dhe aktiviteti i punëtorëve përballë situatës. Sipas tij, punëtorët e PTT-së rrezikuan shumë por mendonin se kështu do ta shpejtonin momentin e ballafaqimit të fundit me Serbinë.

“Nga motivet që unë mora ta bëjë këtë monografi, ishte ta pasqyrojë ata atmosferë politike të asaj kohe në ndërmarrjen siç ishte PTT-ja dhe aktiviteti i atyre punëtorëve për përballimin e situatës në ndërmarrje, si dhe më tej në shoqëri. Ne duke mos synuar të qëndronim ndonjë ditë më gjatë në punë, punëtorët e PTT-së rrezikuan shumë por mendonin se kështu do ta shpejtonin momentin e ballafaqimit të fundit me Serbinë. Nuk ishim që të punonim me çdo kusht. Pasuan diferencime, pasuan largime, pasuan probleme, por ky ishte qëndrimi i punëtorëve të PTT të Kosovës”, tha Zagraxha.

Ai tha se duhet të mos harrohet sakrifica e madhe punëtorëve të PTT-së të mos harrohet aktiviteti i madh i udhëheqësve sindikal dhe shumë anëtarë të tjerë që ndihmuan materialisht punonjësit e PTT-së.

Ndërsa, Blerim Peja, kryera i parë i sindikatës së pavarur të Punëtorëve të PPT-së, tha se nevoja për sakrificë është e përjetshme. Për sakrifica, sipas tij, ka nevojë edhe sot dhe do të ketë nevojë edhe në të ardhmen.

Peja tha se para 25 vjetësh punëtorët e Postës dhe të Telekomit të Kosovës e bënë nj ë sakrificë duke iu kundërvu të keqes së regjimit okupator serb.

Edhe Burhan Kavaja, ish-kryetar i këshillit ekzekutiv të BSPK-së, tha se në atë kohë si sindikatë kanë luajtur rolë të rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve dhe kontributin e dhënë të ndikuar në politikë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori