LAJMI I FUNDIT:

Presidentja i bashkëngjitet SHBA-së për bojkot të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Presidentja i bashkëngjitet SHBA-së për bojkot të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

Presidentja Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e ShBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Siç njoftohet, sikurse edhe homologët e saj nga ShBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, do t`i bojkotoj Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Sipas presidencës, ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të  tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra porse Presidentja e Kosovës do t’i bojktoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.


Ndryshe, administrata e Bidenit nuk do të dërgojë një delegacion zyrtar të SHBA-së në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, deklaroi se vendimi vjen si deklaratë kundër “gjenocidit të vazhdueshëm dhe krimeve kundër njerëzimit në Xinjiang” të Kinës.

Masa shënon një përshkallëzim të presionit të SHBA-së ndaj Kinës mbi akuzat për punë të detyruar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang, veçanërisht kundër popullsisë ujgure dhe grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare.

Ndërkaq Kina ka kërcënuar se do t’i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara për bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Pekini tha se Lojërat Olimpike nuk janë “një skenë për shfaqje politike dhe për manipulime politike”.

“SHBA-ja do të paguajë çmim për këtë gjë”, tha më 7 dhjetor zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijain. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori