LAJMI I FUNDIT:

Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)

Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)

Një incident i paprecedent ka ndodhur sot në hapësirat e TV21, ku kanë ndërhyrë pjesëtarët e sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gazetari i TV21, ka xhiruar kreun e OBRM-PDUKM në sheshin Maqedonia, ndërsa është përcjell e më pas ndaluar nga sigurimi i afërt i ish-kryeministrit. Me tu kthyer në televizion këta persona gazetarit i janë legjitimuar si pjesëtarë të sigurimit të Gruevskit dhe kanë urdhëruar që t’ua jep telefonin celular.

Pa asnjë shpjegim, sigurimi i ish-kryeministrit ia ka fshirë xhirimet e gazetarit.


Nga TV21, konsiderojnë se ish-kryeministri si fytyrë publike, është mirë të dihet se çfarë bënë dhe se sillet ai, ndërsa i bëjnë thirrje partisë së tij, dhe ministrisë së punëve të brendshme që të sqarohen për këtë incident.

Kamerat e sigurimit të TV21 e kanë xhiruar ndërhyrjen e pjesëtarëve të sigurimit të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, pa leje në hapësirat e këtij televizioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori