LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina anon nga Liga Ballkanike

Sigal Prishtina anon nga Liga Ballkanike

Kampionia e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike, Prishtina, nuk ka mundësi të plotësojë kriteret që kërkon FIBA për pjesëmarrje në EuroCup, sidomos për shkak të palestrës joadekuate.

Prishtina do të kërkojë nga FIBA të ketë mirëkuptim, por nëse nuk e gjen këtë mirëkuptim, atëherë do të vazhdojë me gara në Ligën Ballkanike. E Dëshira e saj është që të marrë pjesë njëkohësisht në të dy garat ndërkombëtare.

Drejtuesit e Sigal Prishtinës po anojnë nga pjesëmarrja në Ligën Ballkanike për edicionin 2015/16. Në fakt, ata janë të interesuar të marrin pjesë në EuroCup apo në të dy garat njëkohësisht, por inkuadrimi në garën e nivelit të dytë kontinental që mbahet në patronazhin e FIBA-s, EuroCup, nuk është aspak i lehtë.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në fillim të këtij muaji ka nominuar Sigal Prishtinën si kampione të Kosovës për pjesëmarrje në Eurocup. Sigal Prishtina nuk e ka problem buxhetin e madh që kërkohet. Problemi më i madh mbetet palestra. Kështu ka thënë drejtori i përgjithshëm i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, të mërkurën. “Ne duam të marrim pjesë edhe në BIBL edhe në Eurocup, ndonëse ende nuk kemi vendosur për asnjërën.


Kjo është dëshira jonë dhe deri javën e ardhshme gjithçka do të zyrtarizohet”, është shprehur Miftari. Sipas Miftarit, palestra e Pallatit të Rinisë dhe të Sporteve ku Sigal Prishtina i zhvillon ndeshjet si vendase nuk i plotëson kushtet për garat në EuroCup.

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

Hidhet shorti për gjysmëfinalet e Copa del Rey – Barcelonën e pret ‘ferri’, Real Madridi me fat

La Liga
Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Lista me 17 kombëtaret që janë përjashtuar nga FIFA për Kampionatet Botërore - tri prej tyre nuk luajnë në 2026

Përfaqësueset
Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

Deco përshkruan planin e transferimeve verore të Barcelonës

La Liga
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori