LAJMI I FUNDIT:

Si visheshin dhe si jetonin shqiptarët në shekullin XIX (Foto)

Si visheshin dhe si jetonin shqiptarët në shekullin XIX (Foto)

Pamje të rralla të së kaluarës së Shqipërisë nga viti 1873, publikohen për herë të parë nga albanologu Robert Elsie. Këto fotografi burojnë nga tri koleksione të ndryshme interesante, që zbulojnë jetën e shqiptarit në ato vite.

Koleksionet me veshje popullore të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor janë paraqitur në një ekspozitë botërore në Vjenë, në vitin 1873. Përmes këtyre fotove zbulohet dhe se si visheshin shqiptarët në atë periudhë nën sundimin e Turqisë.

Titulli i ekspozitës ishte “Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873”. Ekspozita u hap nga maji deri në nëntor të vitit 1873, në parkun “Prater” të Vjenës (Austro-Hungari). Ajo tejkaloi në madhësi dhe në shkëlqim të tëra ekspozitat e mëparshme (Londër 1851, 1862 dhe Paris 1855, 1867). Ekspozitën e vizituan mbi shtatë milionë njerëz.


Në kuadër të prezantimit të Perandorisë Osmane, pjesë e së cilës ishte edhe Shqipëria, në Vjenë u paraqit një koleksion fotografish të veshjeve popullore të Perandorisë shumëkombëshe. Fotografia ishte ende një dukuri e re dhe publiku u mahnit. Ky koleksion u botua gjithashtu si libër në frëngjisht: “Les Costumes populaires de la Turquie en 1873” (Veshje popullore të Turqisë në vitin 1873), në Stamboll më 1873, vëllim ky i rrallë i cili u dixhitalizua kohët e fundit nga Biblioteka e Universitetit të Harvardit, që mundësoi prezantimin e fotografive të Ballkanit Perëndimor nga viti 1873.

Ballkani Perëndimor gjatë periudhës 1876-1900 prezantohet në fotot e koleksionit privat të Sulltan Abdyl Hamitit të dytë (Shkup, Kosovë, Shkodër dhe Ulqin, në vitet 1876-1900).

Sulltani osman (periudha e sundimit 1876-1909), mbretëroi mbi një perandori (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë) e cila po shkonte drejt shpërbërjes. Në fund të sundimit të tij, ai u bë paranojak. Nuk udhëtoi më dhe rrallë shfaqej në publik. Për t’u informuar për gjendjen e perandorisë kishte një rrjet spiunësh, por edhe fotografët të cilët bënin foto të shtetit të tij shumëkombësh.

Kur në vitin 1909 u detyrua të jepte dorëheqjen, koleksioni i tij fotografik ngeli në Jildiz-Saraj, deri sa u transferua në Bibliotekën e Universitetit të Stambollit. Aty mbeti për vite i paprekur. Është pikërisht kjo Bibliotekë që i dha mundësinë së fundmi albanologut Robert Elsie të paraqesë në faqen e tij një pjesë të fotografive nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor (fotot e Shkupit, Kaçanikut, Ferizajt, Prishtinës, Shkodrës, Podgoricës dhe Ulqinit). Shumica e fotografive janë pa datë, por duket se vijnë nga periudha 1876-1900.

Me shumë interes është dhe koleksioni fotografik i konsullit francez në Shkodër, që paraqet Shqipërinë në vitet 1890. Diplomati dhe shkrimtari francez, baroni Zhyl Aleksandër Teodor Dëgran (Jules Alexandre Théodore Degrand, 1844-1911) lindi në Paris dhe punoi për shërbimin e jashtëm francez. Në vitin 1874 ishte kancelar i konsullatës franceze në Galati të Rumanisë. Atje bashkëpunoi vitin tjetër me konsullin dhe arkeologun amator, Sharl Shampuazo (Charles Champoiseau, 1830-1909), i cili dhjetë vjet më parë kishte zbuluar statujën e “Fitores Fluturake të Samotraqisë”, e cila ndodhet në Muzeun e Luvrit. Më 20 mars 1880, Dëgrani u transferua në legatën franceze të Bukureshtit dhe në vitin 1882 ishte zëvendëskonsull në Konstancë. Në vitet 1893-1899, baroni Dëgran ishte konsulli francez i Shkodrës.

Ai ishte tepër i interesuar për historinë e rajonit, në veçanti për parahistorinë dhe kohën antike dhe vizitoi kalatë, kishat mesjetare dhe gërmimet, duke shënuar çfarë ka parë dhe çfarë mësoi nga njerëzit që takoi. Dy vjet pas largimit të tij nga Shqipëria, botoi librin “Souvenirs de la Haute-Albanie” (Kujtime nga Shqipëria e Epërme), në Paris më 1901, një udhëpërshkrim i dokumentuar mirë i veriut të Shqipërisë, me shumë fotografi të jashtëzakonshme. Objektet që gjeti në nekropolin e kalasë së Dalmacës dhe në varret ilire të Komanit ndodhen sot në Muzeun Kombëtar të Antikiteteve në San Zherman an Le (Saint Germain en Laye) pranë Parisit. Baroni Dëgran u varros në Karkason (Carcassonnne).

Pamje të rralla të së kaluarës së Shqipërisë: shtatëqind fotografi të reja të Shqipërisë nga viti 1873-1952, publikohen për herë të parë nga albanologu Robert Elsie. Këto fotografi burojnë nga 13 koleksione të ndryshme.

Për më shumë, klikoni këtu, në faqen që ia vlen ta vizitoni. /MAPO/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori