LAJMI I FUNDIT:

Si qëndrojnë gjërat në ditën e 114-të të agresionit rus në Ukrainë?

Si qëndrojnë gjërat në ditën e 114-të të agresionit rus në Ukrainë?

Derisa ukrainasit gjenden në ditën e 114-të të agresionit rus mbi vendin e tyre, mediat raportojnë se luftimet intensive vazhdojnë në jug dhe lindje të Ukrainës.

Kjo sipas tyre po ndodh për shkak se forcat ruse kërkojnë të konsolidojnë kontrollin e rajoneve të Luhansk dhe Donetsk.

Kështu, siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, trupat e Kremlinit po nisin sulme tokësore në Severodonetsk dhe vendbanime përgjatë linjave tokësore të komunikimit të Ukrainës me Lysychansk, thotë Instituti për Studimin e Luftës (ISW).


E qyteti i Severodonetsk mbetet një fushë beteje kryesore në rajonin e Luhansk.

Veç këtyre, luftëtarët ukrainas së bashku me civilët janë ngujuar në fabrikën kimike Azot në qytet, një diçka e ngjashme me mbrojtjen e famshme të fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol më herët gjatë luftës.

Ndërkohë presidenti Volodymyr Zelensky ka përshëndetur një “hap të madh përpara” në përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në.

Ai tha se vendi i tij ka mbështetje “të fuqishme” nga Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania për aplikimin e tij.

Komentet e presidentit Zelensky erdhën pasi ai u takua me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministrin italian Mario Draghi dhe presidentin rumun Klaus Iohannis.

“Ishte e rëndësishme për mua të dëgjoja një tjetër gjë thelbësore nga liderët – ata pajtohen që fundi i luftës në Ukrainë dhe paqja duhet të përcaktohen saktësisht siç i sheh Ukraina”.

Veç këtyre, gjatë ditës së premte, Komisioni Evropian ka mbështetur Ukrainën dhe Moldavinë që të bëhen kandidatë për anëtarësim në BE.

Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban "fjalimin e rëndësishëm": Perëndimi fajtor për krizat në botë
Lexo po ashtu Pas sulmeve kibernetike në Rusi, Putin mban "fjalimin e rëndësishëm": Perëndimi fajtor për krizat në botë

Por liderët e vendeve të BE-së do të thonë fjalën e fundit në një samit në Bruksel më 23-24 qershor.

Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në të cilin ka fajësuar Perëndimin për krizat në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Shefi i NATO-s, Rutte: Evropa duhet të shpenzojë 'shumë më shumë' për mbrojtje

Evropa
Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Dështojnë bisedimet për koalicionin austriak të udhëhequr nga FPÖ e ekstremit të djathtë

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
Kalo në kategori