Flamujt, uniformat dhe helmetat ruse mund të shihen në mbeturina në deponinë që gjendet në Kherson, ku qentë endacakë qarkullojnë në masë të madhe rreth tyre, transmeton Telegrafi.
Kjo deponi para pushtimit ka qenë vend për depozitimin e mbeturinave, e banorët e Khersonit thonë se forcat ruse këtë verë e shndërruan në një zonë ku ndalohet qasja e civilëve, transmeton Telegrafi.
Banorët e atjeshëm thonë se kanë parë kamionët rusë që në deponi po hedhin thasë të zi, që më pas janë djegur. E kjo ka bërë që në ajër të ngritet tym i zi dhe të kundërmojë era e kufomave të djegura.
Besohet se në ata thasë të zi kanë qenë kufomat e ushtarëve rusë, që janë vrarë gjatë luftimeve të ashpra kundër forcave ukrainase.
“Sa herë që ushtria jonë ka goditur rusët, ata kanë sjellë kufomat e tyre në deponi dhe i kanë djegur”, tha 40-vjeçarja nga Khersoni.
Kundërmimi u ndie kur forcat ukrainase filluan të avancojnë
Në fund të korrikut, Ukraina mori sistemin raketor amerikan HIMARS me rreze të mesme veprimi, duke tentuar të rikthejnë rajonet në jug të Ukrainës.
Sistemin raketor HIMARS ukrainasit i përdorën mirë, duke shkatërruar urat mbi lumin Dnipro, depot ruse të municioneve dhe goditën artilerinë dhe forcat e armikut.
Banorët e atjeshëm thonë se në atë periudhë filluan të dyshonin se deponia po përdorej për qëllime tjera.
Këto pretendime aktualisht janë të pamundura për t’u verifikuar, dhe autoritetet ukrainase nuk kanë pranuar të komentojnë nëse po i hetojnë ato. Pesë ditë pas çlirimit të Khersonit, gazetarët e Guardian në shoqërimin e banorëve të këtij qyteti, vizituan këtë depo mbeturinash.
Thjesht i shkarkuan dhe i mbuluan me një grumbull mbeturinash
“Rusët sollën një kamion plot me mbeturina dhe kufoma, dhe i hodhën të gjithë së bashku në deponi”, tha një grumbullues mbeturinash nga Khersoni, i cili dëshironte të mbetej anonim.
“Menduam se do t’i varrosnin? Thjesht i shkarkuan dhe i mbuluan me një grumbull mbeturinash, kaq”, shtoi ai.
Gjithashtu ky burrë theksoi se nuk ka arritur të shoh nëse bëhet fjalë për civilë apo ushtarë.
“Nuk pashë, por mendoj se tashmë kam thënë mjaft. Nuk po frikësohem, kam qenë në luftë që nga viti 2014 në Donbas. Por siç thonë sa më pak që di aq më mirë fle natën”, përfundoi ai.
E për shumë banorë që për muaj të tërë jetuan nën okupimin rusë që nuk toleronin çfarëdo kundërshtimi, thonë se frika tek ata është akoma prezentë.
“Nuk kemi mundur t’i afrohemi deponisë”
Svitlana Viktorivna, një grua 45-vjeçare që sillte mbeturina në deponi së bashku me bashkëshortin e saj Oleksandr, thotë se rusët vendosën postblloqe në hyrje të deponisë.
“Nuk arritëm t’i afroheshim deponisë ku po digjnin kufomat, do t’ju tregoj si dukej: erdhën këtu, vendosën rojet dhe filluan t’i djegin kufomat. Një ditë erdhëm unë dhe burri im në një moment të gabuar, derisa ata po digjnin trupat. Burri im u godit me shkop në fytyrë. Nuk i kam parë mbetjet e trupit, mendoj se i kanë varrosur”, shtoi ajo.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka pranuar se 6 mijë ushtarë rusë vdiqën në luftë, por Pentagoni vlerësoi në fund të verës, se rreth 80 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose u plagosur.
Trupat janë djegur në pjesën më të izoluar të deponisë
Punëtorët në deponi thonë se rusët zgjodhën pjesën më të izoluar të deponisë për të djegur trupat. Nuk ishte e mundur të vizitohej ajo pjesë për arsye sigurie. Ata thonë se nuk mund të përjashtohet mundësia që rusët ta kenë minuar atë pjesë, apo të kenë lënë mjete shpërthyese në të.
“Kam dëgjuar histori të ndryshme, por nuk shkova aq larg me kamionin tim. Mund t’ju garantoj se çfarëdo që bënin atje, kishte erë të tmerrshme, si mishi i kalbur. Dhe tymi, tymi ishte i trashë”, tha shoferi i kamionit.
Banorët e pallatit pranë deponisë thonë se sa herë që rusët ndiznin zjarrin, një re e madhe tymi të zi ngrihej në qiell dhe ajri mbushej me një erë të keqe të padurueshme kalbjeje, që e bënte të vështirë frymëmarrjen.
“Kur ndjeva erën e tymit, ndihesha shumë keq”, tha 60-vjeçarja Olesia Kokorina, e cila jeton në katin e tetë të pallatit.
“Ishte e tmerrshme, kishte erë si flokët e djegura, apo era që merrni kur dentisti gërryen dhëmbin tuaj para se të vendosë një mbushje. Tymi ishte aq i trashë sa nuk mund të shihje ndërtesën fqinje”, shtoi ajo.
“Kurrë nuk kam ndjerë diçka të tillë. Kishte shumë kamionë dhe të gjithë ishin plot me thasë. Nuk e di se çfarë kishte në ta, por era e tymit nga deponia ishte aq e fortë sa nuk mundnim të hapnim derën e ballkonit. Ndonjëherë nuk mund të merrje dot frymë nga tymi”, tha një fqinje tjetër, Natalia, 65-vjeçe.
Autoriteteve ukrainase nuk u interesojnë kufomat e forcave pushtuese
Disa besojnë se djegia e trupave të ushtarëve të tyre ishte mënyra më e lehtë për të asgjësuar trupat, pasi urat mbi Dnipro u shkatërruan. Dhjetëra banorë të Khersonit kanë raportuar dyshimet e tyre, por autoritetet ukrainase nuk janë përgjigjur ende.
“Nuk jemi të interesuar për vendet ku janë varrosur kundërshtarët. Ajo që na intereson është gjetja e trupave të ukrainasve, të cilët u torturuan, u vranë dhe u hodhën në varre masive në të gjithë Khersonin”, tha një zyrtar lokal që kërkoi të mbetet anonim.
Shërbimet e sigurisë ukrainase besojnë se forcat ruse po i asgjësojnë trupat në këtë mënyrë, në përpjekje për të mbuluar humbjet në luftë.
“Bjeshkët e kufomave janë 2 metra të larta”
Një ushtar rus tha në një telefonatë të përgjuar në maj, se shokët e tij u hodhën “në grumbuj sa një person mesatar” pak jashtë Donetskut.
“Ka aq shumë Carga, 200 (kodi ushtarak për ushtarët e vdekur) sa që malet e kufomave janë dy metra të larta. Nuk është morg, është një deponi, është e madhe”, shtoi ai.
“Ata thjesht i hedhin atje. Pas kësaj, është më e lehtë të pretendosh se janë zhdukur. Më e lehtë të pretendosh se sapo janë zhdukur”, tha një tjetër ushtar gjatë një bisede telefonike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Baza ushtarake amerikane në Sicili të Italisë në ‘bllokim’, personeli udhëzohet të ‘strehohet’

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

SHBA-ja ka përjashtuar evropianët nga negociatat për Ukrainën, por Evropa ka një armë sekrete me vlerë 200 miliardë euro

Presidenti amerikan publikon një video të punuar me inteligjencë artificiale, “Trump Gaza” plotë luks

Çifti australian 'detyrohen' të ulen pranë trupit të pajetë për orë të tëra në fluturimin e Qatar Airways

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Terr total, afro 19 milionë banorë të Kilit mbesin pa energji elektrike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe