Pakistani dhe Irani kanë kryer sulme në territoret e njëri-tjetrit në një përshkallëzim të armiqësive në një kohë kur tensionet janë rritur ndjeshëm në të gjithë Lindjen e Mesme dhe më gjerë.
Të dyja vendet ndajnë një kufi të paqëndrueshëm që shtrihet rreth 900 kilometra, në njërën anë ku shtrihet provinca Baloshitan e Pakistanit dhe në tjetrën provinca Sistan dhe Baluchestan e Iranit, transmeton Telegrafi.
Pakistani, një vend me armë bërthamore, kreu sulme me raketa gjatë natës në territorin e Iranit, një tjetër shtet i madh islamik, i cili konsiderohet si një faktor kryesor i paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.
Sulmet më të mëdha ndërkufitare në vitet e fundit
Raketat e Pakistanit ndaj objektivave në territorin iranian erdhën si përgjigje ndaj sulmit të fundit iranian në territorin pakistanez. Kujtojmë se Irani njoftoi se kishte shënjestruar bazat e militantëve në Pakistan.
Pakistani dhe Irani kanë pasur marrëdhënie të vështira në të kaluarën, por këto sulme janë incidentet më të mëdha ndërkufitare në vitet e fundit. Pakistani është një vend me shumicë sunite i dominuar nga një qeveri islamiste jashtëzakonisht konservatore, ndërsa Irani është një vend me shumicë shiite i dominuar nga udhëheqës fetarë po aq konservatorë.
Çfarë ndodhi ditët e fundit?
Pakistani kreu sulme brenda Iranit mbrëmë, duke synuar militantët separatistë, tha ministria e jashtme e Pakistanit, dy ditë pasi Teherani tha se kishte sulmuar bazat e militantëve të lidhur me Izraelin brenda territorit pakistanez.
Mediat iraniane raportuan se disa raketa goditën një zonë në provincën Sistan dhe Baluchistan, e cila kufizohet me Pakistanin, duke vrarë nëntë persona.
“Disa terroristë u vranë gjatë këtij operacioni të bazuar në inteligjencë”, tha ministria pakistaneze në një deklaratë, duke e përshkruar atë si “një seri sulmesh ushtarake shumë të koordinuara dhe të shënjestruara në mënyrë specifike kundër strehimoreve terroriste”.
“Pakistani respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës Islamike të Iranit”, shtoi Ministria e Punëve të Jashtme, duke shpjeguar se “qëllimi i vetëm i aktit të sotëm ishte garantimi i sigurisë dhe interesit kombëtar të Pakistanit, i cili është më i rëndësishmi dhe nuk mund të jetë i kompromentuar”.
Ministria e Jashtme e Pakistanit tha në një deklaratë se vendi “nuk ka interes të përshkallëzojë këtë situatë”, në një përpjekje për të qetësuar tensionet pas sulmit, i cili me sa duket u krye si hakmarrje për sulmin iranian.
Pakistani tërhoqi ambasadorin nga Irani
Një burim i inteligjencës pakistaneze i tha Reuters se sulmet u kryen nga aeroplanët ushtarakë. “Forcat tona kanë kryer sulme kundër militantëve të Balochistanit brenda Iranit”, tha një zyrtar i inteligjencës në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.
“Militantët e synuar i përkasin BLF”, shtoi ai, duke iu referuar Frontit Çlirimtar të Balochistanit, i cili po kërkon pavarësinë për provincën pakistaneze.
Nga ana tjetër, dy ditë më parë, pretendon Teherani, shënjestroi bazat e militantëve të lidhur me Izraelin në Pakistan. Autoritetet pakistaneze raportojnë se dy civilë u vranë, duke paralajmëruar për pasojat për të cilat Teherani do të jetë përgjegjës.
Islamabadi tërhoqi dje ambasadorin e tij nga Irani.
Pse Irani sulmoi objektivat në Pakistan?
Kujtojmë se Irani është një nga lojtarët më të rëndësishëm në rajonin e Lindjes së Mesme dhe qëndron pas “Boshtit të Rezistencës”, i cili përfshin Hamasin në Gaza, Hezbollahun në Liban dhe Huthit në Jemen. Por në të njëjtën kohë, Irani është shumë i tronditur nga sulmet e fundit vdekjeprurëse në tokën e tij, ndaj me sa duket po përpiqet të hakmerret ndaj atyre që i konsideron përgjegjës.
Në një kohë të tensioneve të rritura rajonale, Irani dëshiron të demonstrojë forcë dhe t’i tregojë popullatës së vet se sulmet në tokën iraniane nuk do të mbeten pa u ndëshkuar.
Kujtojmë se pasi Irani sulmoi objektivat në Irak dhe Siri në fillim të kësaj jave, ai tha se kishte goditur objektivat e Shtetit Islamik dhe agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad, të cilat tha se ishin të përfshirë në një bombardim në qytetin iranian të Kerman në fillim të këtij muaji ku u vranë 84 persona, të cilët ishin mbledhur në një ceremoni në Kerman për të përkujtuar vrasjen amerikane të gjeneralit famëkeq të Gardës Revolucionare iraniane Qasem Suleimani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë