LAJMI I FUNDIT:

Si i iku Eminemi Iluminatit?!

Si i iku Eminemi Iluminatit?!

Keni dëgjuar ndonjëherë për Iluminatin dhe teoritë konspirative? Mirë, për ata që nuk e dinë se çfarë është Iluminati, një spjegim fare i shkurtër – është gjithë ajo që shihni nga artistët amerikanë dhe gjithçka tjetër në çdo formë tjetër nëpër televizion, por e kontrolluar nga dikush tjetër.

Në internet që prej kohësh po qarkullojnë me mijëra video që flasin për Iluminatin. Secila më e besueshme se tjetra, na bënë ta vëmë gishtin në kokë dhe të themi? A thua vallë është e vërtetë? Tentojmë ta bindim veten se nuk janë të vërteta, por ajo që do t’iu sjellim më poshtë mund t’iu bëjë ta ndryshoni mendimin tuaj.

Eminem është një reper amerikan, të cilin shumica prej jush e njihni. Albumet e tij të para ishin vërtet të jashtëzakonshme, tërhoqën popullaritet, por në jetën private nuk kishte qetësi. Dikush e bëri që ai të ‘hahej’ në vete. Ndahet nga bashkëshortja, fillon të konsumojë barëra kundër pa gjumësisë. Shumë artistë e bëjnë këtë, kinse nga stresi i madh i punës. Por jo, katrahura në të cilën janë futur nga dreqi i bëjnë ata të qëndrojnë pa gjumë, në kërkim të rrugëdaljes.

Në vitin 2004 Eminem lanson këngën me klipin “Like Toy Soldiers”. Në videoklip, një skenë shfaq mikun e tij Proof duke u vrarë. Një vit më vonë, kjo ndodh vërtet. Proof, miku i ngushtë i Eminem, vritet para një restoranti, ashtu sikurse në videoklip. Thuhej se Eminem nuk buzëqesh më për shkak të vrasjes së Proof. Ai ndihet fajtor, sepse ai ishte pjesëmarrës. Vrasja e Proof ishte e planifikuar, në mënyrë që Iluminati ta kontrollonte me lehtësi jetën e Eminemit, i cili më vonë konsumon drogë, shumë drogë, sa që në një intervistë në vitin 2009 deklaroi se ishin vitet më të vështira të jetës së tij.


Në mesin e vitit 2010, Eminem lansoi albumin “Recovery” që në shqip i bie “Rikthimi”. Nga sa kanë mundur të dëgjojnë fansat e tij, duket një album që shpreh rikthimin e tij nga narkomania etj etj. Por në fakt në këtë album Eminem tenton ta zbulojë Iluminatin, ashtu sikurse tregohet në videon më poshtë. Dikush e kontrollonte, këtë nuk e mohon as nëpër tekstet e disa prej këngëve.

Krahasimet me tekstet mund t’iu duken të pa vërteta, por nuk ka si të mos jenë imazhet. Eminem pas vitit 2000 është një reper i shfrenuar, me qafore luksoze, drogë, femra dhe gjithë këto që përbëjnë famën, gjë me të cilën kontrollohet publiku, që është dhe qëllimi i vërtetë i Iluminatit. Tani Eminem është shumë i thjeshtë (edhe këtë krahasim e shihni në fund të videos më poshtë). Lufta e Eminemit me Iluminatin vazhdon, me shpresë që t’i nxjerrë nga ai edhe artistët tjerë, ashtu sikurse veten.

Teksti hyrës i këngës “Not Afraid”:
“Yeah, it’s been a ride
I guess I had to, go to that place, to get to this one
Now some of you, might still be in that place
If you’re trying to get out, just follow me
I’ll get you there”

Përkthimi:
“Po, ishte një rrugë
Mu duk që është dashur, të shkoj në atë vend, për të ardhur këtu
Tani disa prej jush, mund të jeni në atë vend
Nëse tentoi të dilni nga ai, më ndiqni
Do t’iu dërgoj atje”

Kur flasim për artistët tjerë, këtu përfshijmë edhe Rihannan, edhe Jay-Z, Beyonce, Snoop Dogg, DMX etj, etj, etj. Pse vallë Eminem bëri bashkëpunim me Rihannan? Iluminati tentoi të pengonte shpërndarjen e albumit “Recovery” sepse në tërësi i kushtohet vet atij. Por, Eminem bashkëpunoi me Rihannan, në mënyrë që albumi të depërtonte dhe të vinte në duart e fansave.

Dita ditës shihni artikuj ku përfshihen në probleme narkotike aktorë dhe këngëtarë të ndryshëm. Jetë e pa kontrolluar? Po, por kjo është sakrifica e bërë për Iluminatin.

Duket shumë e pa besueshme ajo që ju kemi sjellur më lartë. Por, për më shumë njohësit e repit mund ta shohin videon më poshtë dhe ta analizojnë atë. Ndërsa për të tjerët, do të lëmë që koha ta dëshmojë, pasi që gjithçka rreth nesh është e kontrolluar, gjithmonë dikush ju vështron nga të katër anët (ashtu sikurse e dëshmon Eminem me kopertinën e albumit “Recovery”.

Këtu nuk përjashtohet as politika…edhe udhëheqësit më të mëdhenj amerikanë dhe të politikës së çdo vendi janë të kontrolluar nga Iluminati, ata janë vet Iluminati. Ky i fundit tenton që njerëzit t’i konfliktuojë, fetë t’i vë kundër njëra tjetrës, në mënyrë që të vijë një rend i ri i kontrollimit të jetës në planetin tokë!

Ky është vetëm një shembull perfid i asaj që është duke ndodhur, por nuk jeni të obliguar të besoni…Ky është Eminemi i vërtetë!

/Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori