LAJMI I FUNDIT:

Si festohet Shën Valentini në Alabama

Si festohet Shën Valentini në Alabama

Dyqani i lodrave erotike në Huntsville të Alabamas organizoi një aksion të veçantë me rastin e ditës së Shën Valentinit, më 14 shkurt – secili mund të vijë për ta shkëmbyer një armë zjarri me një lodër seksuale.

Seks shopi “Pleasures” në Huntsvile të Alabamas, po promovon aksionin për Shën Valentin “ndërroni armën e zjarrit me lodra seksuale”. Çdo myshteri mund të vijë në dyqanin për të rritur dhe të marr lodrën e tij të preferuar seksuale në shkëmbim të një pushke ose revoleje.

Edhe pse “Pleasures” ka edhe disa dyqane tjera në SHBA, ky aksion është organizuar vetëm në Huntsville. Qytetarët e Alabamas mund të afrohen me makinat e tyre deri në sportelin e jashtëm të dyqanit, të dorëzojnë armën e tyre të zjarrit dhe të fitojnë një dhuratë të bukur të cilën do t’ua dhurojnë bashkëshorteve ose të dashurave të për Shën Valentin. /Telegrafi/