LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të duket Superliga Evropiane me formatin e ri? Ja çfarë dimë deri tani

Si duhet të duket Superliga Evropiane me formatin e ri? Ja çfarë dimë deri tani

Pak më pak se dy vjet pasi përpjekja e fundit dështoi në mënyrë famëkeqe, nismëtarët e Superligës Evropiane po përpiqen sërish të shtyjnë projektin e një gare të re elitare evropiane për klube.

Drejtori i kompanisë A22, e cila u themelua për projektin e Superligës Evropiane disa vite më parë, në një intervistë për Die Ëelt tha se negociatat kanë vazhduar prej kohësh dhe se kjo garë është një realitet.

“Themelet e futbollit evropian për klube po shemben dhe është koha për ndryshime. Klubet janë në rrezik të madh dhe kur të merren vendimet më të rëndësishme për mbijetesën e tyre dhe i gjithë sistemi, atëherë nuk kërkohet asgjë prej tyre. Besoj se për tifozët projekti i ri është shumë më i pranueshëm”, ka thënë drejtor i A22, Bernd Reichart.


Çfarë ndodhi herën e parë me Superligën Evropiane?

Në prill të vitit 2021, 12 klubet më të mëdha evropiane prezantuan projektin e Superligës Evropiane, e cila do të ishte e tipit gjysmë të mbyllur. Superliga u nis me synimin për të ardhura më të larta për klubet më të mëdha, por nismëtarët e idesë nuk prisnin reagime të shumta negative.

Në të gjithë Evropën pati protesta para stadiumeve të klubeve më të mëdha kundër krijimit të Superligës dhe UEFA kërcënoi klubet dhe lojtarët me përjashtim nga anëtarësimi dhe kampionatet evropiane, me përjashtim nga kampionatet vendase.

Kur e panë që e gjithë historia do të bënte më shumë dëm sesa dobi, klubet një nga një u tërhoqën nga Superliga dhe disa, si Chelsea, lëshuan edhe deklarata zyrtare për t’u kërkuar falje tifozëve të tyre për pjesëmarrjen në projekt, i cili dështoi në mënyrë famëkeqe.

Pra, a nuk mbaroi ajo histori përgjithmonë?

Jo nuk mbaroi. Edhe pse projekti i tyre dështoi, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus mbetën në organizimin e tyre dhe vazhduan luftën për Superligën. Ata paditën UEFA-n dhe FIFA-n, të cilët u thanë se mund të krijonin një kompeticion të ri, por se nuk mund të prisnin të ishin anëtarë të organizatave ndërkombëtare që nuk e njihnin kompeticionin.

Përfaqësuesit e Superligës, pra kompania A22, paditën UEFA-n dhe FIFA-n, duke konsideruar se shkelnin rregullat e Bashkimit Evropian për konkurrencën në treg dhe se vendimet e tyre nuk ishin në përputhje me ligjin. Aktgjykimi për këtë çështje ende nuk është dhënë, por gjykata pritet të vendosë në favor të UEFA-s dhe FIFA-s.

Treshja e Superligës Evropiane – Agnelli, Perez dhe Laporta takohen në Las Vegas
Lexo po ashtu Treshja e Superligës Evropiane – Agnelli, Perez dhe Laporta takohen në Las Vegas

E vetëdijshme se ka shumë pakënaqësi mes klubeve. UEFA ka iniciuar ndryshime në Ligën e Kampionëve, e cila do të fillojë nga sezoni 2024/2025, ku do të luajë sipas formatit të ri me 36 klube në një ligë, në të cilën të gjithë do të luajnë tetë ndeshje para fazës eliminatore sipas “modelit zviceran”, që do tu mundësojnë fitime më të larta.

Si duhej të dukej Superliga e parë?

Plani fillestar ishte Superliga si një garë gjysmë e mbyllur me 20 klube, nga të cilat 12 më të mëdhenjtë, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Tottenham, AC Milan, Inter Milan, Juventus, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madridi, do të kishin të garantuar një vend pa lidhje me rezultatet në kampionatin vendas.

Klubet do të ndaheshin në dy grupe me nga dhjetë skuadra dhe secili do të luante dy ndeshje me njëri-tjetrin. Tre skuadrat e para nga secili grup do të kalonin në çerekfinale dhe vendet e mbetura do të plotësoheshin përmes play-off-it të klubeve të renditura më të ulëta.

Klubet themeluese të Superligës do të ndajnë 3.5 miliardë euro të fondit fillestar të çmimeve dhe do të merrnin 32.5 për qind të të gjitha të ardhurave të ligës, ndërsa pjesa tjetër do t’u shpërndahej pjesëmarrësve të tjerë. Rreth 400 milionë euro do të shpërndaheshin “në solidaritet” për klubet jashtë Superligës sipas renditjes.

Si duhet të duket Superliga e re?

Ndonëse detajet nuk dihen ende, Bernd Reichart tha se negociatat intensive janë duke u zhvilluar me 50 klubet më të mira evropiane dhe se Superliga e re do të ketë 60 ose 80 anëtarë.

Ata do të ndaheshin në katër divizione, pra do të kishim kategorinë e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Në një kompeticion të tillë, çdo klub do të luante të paktën 14 ndeshje në pjesën bazë të Superligës. Megjithatë, propozimi kyç është që Superliga e re të mos ketë anëtarë të përhershëm, pra u hodh poshtë koncepti i “klubeve themeluese” që do të kishin të drejtë të luanin pavarësisht rezultateve në kampionatin vendas. Klubet do të kualifikoheshin në bazë të vendosjeve të tyre në ligë.

Reichart tha se grupi i çmimeve do të ishte shumë më i madh se në Ligën e Kampionëve dhe se gjithashtu do të forcoheshin kampionatet kombëtare dhe do të luhej në të njëjtën kohë edhe Superliga e femrave, gjë që do të popullarizonte më tej futbollin e femrave. Ideja është që Superliga e re të nisë në sezonin 2024/2025.

“Daily Mail” shkruan se argumenti kyç në ngritjen e Superligës do të jetë fuqia e madhe e Ligës Premier, të cilës ligat e tjera më të forta evropiane nuk janë as afër. Liga Premier ka kontratat më të pasura për të drejtat televizive, klubet e saj shpenzuan katër herë më shumë në afatin kalimtar të dimrit sesa klubet në katër ligat e tjera më të forta, dhe rregullat e “fair play”-it financiar janë shumë më të lehta në Angli.

Cilat janë reagimet e para?

I pari foli kreu i La Ligës, Javier Tebas, i cili ishte një nga kundërshtarët më të zëshëm të Superligës. Ai kritikoi ashpër klubet spanjolle që ishin kryesues të atij projekti dhe nuk mungoi ta kritikojë edhe tani projektin e ri.

“Superliga është një ujk i maskuar si gjyshe dhe dëshiron të mashtrojë futbollin evropian, por hunda dhe dhëmbët e tij janë shumë të mëdhenj, kështu që zbulohet lehtë. Katër divizione? Sigurisht, divizioni i parë është për ta, klubet më të pasura. Të drejta të barabarta vendimmarrëse? Po, vetëm për më të mëdhenjtë”, ka shkruar Tebas në Twitter.

Edhe ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve) ka reaguar për planin e ri.

“Si ombrellë e shoqatës së klubeve evropiane të futbollit e njohur nga FIFA dhe UEFA dhe si organi i vetëm që përfaqëson klubet, ECA është qartësisht kundër themelimit të Superligës. Nga viti 2024, më shumë klube do të luajnë në të tre garat ekzistuese evropiane të klubeve dhe nuk ka nevojë për projekte renegate”, ka shkruar ECA. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kualifikim

Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kualifikim

Përfaqësuesja e Kosovës
Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Ndërkombëtare
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Prapaskenat e ndeshjes, Kosovë – Lituani: Urime ditëlindja, koreografitë e Dardanëve, përkrahja për Jasharin dhe përshëndetja e mysafirëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Buffon: Për mua bastet janë adrenalinë, shkoj në kazino dy ose tre herë në vit

Buffon: Për mua bastet janë adrenalinë, shkoj në kazino dy ose tre herë në vit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori