Shumica e xhamive në Gjermani, të cilat u pezulluan për një kohë në kuadër të masave kundër coronavirusit të ri (COVID-19), do të hapen për adhurim nga data 9 maj.
Vendimi erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dje njoftoi një zbutje të re të masave kufizuese kundër virusit.
Në njoftimin e publikuar nga Këshilli Koordinues i Myslimanëve të Gjermanisë (KRM), i formuar nga komunitetet kryesore islame në vend, thuhet se hapja e xhamive do t’i nënshtrohet kushteve të caktuara dhe se këto rregulla duhet të respektohen.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency, në xhamitë e organizatave të mëdha si Unioni Islam Turk i Çështjeve Fetare (DITIB), Unioni i Qendrave Kulturore Islame (VIKZ), Këshilli Qendror i Myslimanëve të Gjermanisë (ZMD), Organizata “Milli Görüş” e Bashkësisë Islame (IGMG), nga 9 maji, në fazën e parë me xhemate do të falen vetëm namazi i sabahut, drekës dhe ikindisë.
Në këtë fazë, namazi i xhumasë dhe teravisë në këto xhami nuk do të falen deri në një vendim të dytë.
Afishet e përgatitura në lidhje me këtë zhvillim, fletëpalosjet dhe reklamat publike do të publikohen të dielën.
Vendimi përshëndetet nga KRM
Në një deklaratë me shkrim nga KRM, theksohet se vendimi që vendet e adhurimit në nivel federal të mund të hapen me kusht që të përmbushen kushte të caktuara është i mirëseardhur.
Zëdhënësi i KRM-së, Burhan Keser, deklaroi se adhurimi është domosdoshmëri e besimit të tyre dhe deklaroi se vendimet e marra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e njeriut duhet të respektohen.
Ai gjithashtu tha se ata luten për përfundimin e kësaj pandemie sa më parë.
Dërgohet rregullore me 16 pika
Ndërkohë, kryetarëve rajonalë të organizatave në Gjermani u është dërguar rregullore prej 16 pikash me temë “Coronavirusi dhe procesi i normalizimit”, me nënshkrim të Kemal Ergün, kryetarit të përgjithshëm të IGMG-së.
Në shkrimin e Ergün, kërkohet që kur të hapen xhamitë, të zbatohen rreptësisht rregullat që janë thelbësore në luftën kundër COVID-19.
Në listën e përgatitur, disa nga rregullat që duhet zbatuar janë si në vijim:
“Zbatimi i distancës prej 1,5 metrash në të gjitha mjediset e xhamive, përfshirë namazet që do të falen në xhemat. Regjistrimi i emrave të personave që vijnë në xhami për t’u arkivuar për një muaj. Dhomat e avdesit dhe tualetet mbahen të mbyllura, kështu që secili person vjen nga shtëpia me avdes, duke përdorur maskë në gojë para se të hyjë në xhami dhe të mos e heqë maskën për aq kohë sa mbetet në xhami. Të gjithë të sjellin Kuranin dhe sexhade nga shtëpia”.
Ndër të tjera, në listë theksohet nevoja e dezinfektimit të duarve në hyrje të xhamive, mbledhja e tespiheve dhe lugëve të këpucëve në xhami, dezinfektimi i tërësishëm i xhamive dhe ajrosja e tyre pas çdo vakti.
Më tej thuhet se fëmijët nën moshën 12 vjeç dhe personat me simptoma nuk duhet të vijnë në xhami dhe të mos organizohen ceremoni të kurorëzimit dhe synetive brenda tyre.
Në fund kërkohet që përgjegjësit e xhamive ta informojnë xhematin mbi të gjitha këto rregulla.
Ndryshe, dje pas një takimi të kancelares Angela Merkel me kryeministrat e shteteve federale, Gjermania mori vendim të niset periudha e tranzicionit drejt normalizimit.
KRM përfaqëson shumicën e myslimanëve në Gjermani, ndërkohë që disa xhami jashtë ombrellës së kësaj organizate, kanë njoftuar se do të hapen sipas datave të caktuara nga shtetet federale për hapjen e vendeve të adhurimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës