LAJMI I FUNDIT:

Më shumë tifozë të Arsenalit e nënshkruajnë peticionin kundër finales së Ligës së Evropës se sa udhëtojnë drejt Bakus

Më shumë tifozë të Arsenalit e nënshkruajnë peticionin kundër finales së Ligës së Evropës se sa udhëtojnë drejt Bakus

Peticioni i tifozëve të Arsenalit kundër shkuarjes në finalen e Ligës së Evropës ka arritur numrin mbi 13 mijë nënshkrime – dyfishi i numrit të tifozëve që do të udhëtojnë për në Baku të Azerbajxhanin.

UEFA është përballur me reagim të ashpra mbi vendimin për t’i dhënë Bakus të drejtën që të organizojë takimin final.

E gjithë kjo edhe pasi që mesfushor armen, Henrikh Mkhitaryan vendosi të qëndrojë në shtëpi për shkak të frikës se mund të vihet në shënjestër të kriminelëve për shkak të konfliktit të gjatë midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit.


Përveç kësaj, çështjet logjistike i pengojnë tifozët e Chelseat dhe Arsenalit që të shkojnë në lojë, ku tashmë gjashtëmijë bileta janë kthyer në UEFA.

Besnikët e Gunners vendosën ta marrin çështjen në duart e tyre, duke nisur një peticion kundër organizimit të finales.

Ata bëjnë thirrje për “një qëndrim solidar me tifozët e Arsenalit dhe Chelseat, Mkhitaryan, dhe ndeshjen e futbollit në vetvete”.

Dhe 13 mijë fansa tashmë e kanë nënshkruar atë – dy herë më shumë se numri i tifozëve që pritet të udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.

Të dy klubeve të Londrës u ndanë nga gjashtë mijë bileta për finalen, por Arsenali dhe Chelsea kanë arritur të shesin vetëm 3,500, respektivisht dymijë.

Ndryshe, 23 mijë bileta është raportuar se janë shitur deri më tani gjersa stadiumi ka kapacitet prej 68,700 ulësesh, ku ndeshja finale do të zhvillohet më 29 maj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

Barcelona i drejtohet FIFA-s dhe UEFA-s për të shpëtuar marrëveshjen e Vitor Roque me Palmeiras

La Liga
Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Serie A
Kalo në kategori