LAJMI I FUNDIT:

“Shumë të hidhura këto ilaçe, por më e hidhur qenka kjo jeta jonë”

“Shumë të hidhura këto ilaçe, por më e hidhur qenka kjo jeta jonë”
Nata e fundit e jetës së Naim bej Frashërit
Lexo po ashtu Nata e fundit e jetës së Naim bej Frashërit

Nga: Mehmet Gëzhilli

Episodi që po tregoj na çon në ditët e fundit të Naim Frashërit, kur dy studentë shkuan ta takonin në Stamboll. Njëri ishte Mit’hat Frashëri, tjetri nipi i Thimi Mitkos.

Sapo hynë brenda, e gjetën Naimin shumë të trishtuar. I përshëndeti dhe u tha: “Do më falni, sa të marrë pak ilaçet”.


Më tej u ngrit, i piu dhe tha: “Shumë të hidhura këto ilaçe, por më e hidhur qenka kjo jeta jonë”.

Ata, pasi e kishin parë të ligështuar, u prekën edhe më nga këto fjalë. Por, më tej ai u kërkoi të ulen e befas nisi të recitonte.

“Për Shqipërinë / Ditët e mira / Paskëtaj vinë / Shkoj errësira / Lum kush të rronjë / T’a shohë zonjë!”.

E pra, vërtetë ne po kalojmë ditë të vështira, por Shqipërinë do ta shohim “zonjë”.

Në trend Kultura

Më shumë
Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Vdiq poeti i mirënjohur Din Mehmeti

Kultura
Konstandini i vogël dhe kthimi i Odiseut

Konstandini i vogël dhe kthimi i Odiseut

Analiza
Galeria Kombëtare e Arteve - në 'gjumë'!

Galeria Kombëtare e Arteve - në 'gjumë'!

Kulture
Restaurohet kisha më e madhe bizantine në Shqipëri

Restaurohet kisha më e madhe bizantine në Shqipëri

Kulture
Rrafshi i pjerrët

Rrafshi i pjerrët

Kulture
Libraria

Libraria "Dukagjini" sjell librat më të shitur në gjuhën gjermane

Kulture
Kalo në kategori