LAJMI I FUNDIT:

Restaurohet kisha më e madhe bizantine në Shqipëri

Restaurohet kisha më e madhe bizantine në Shqipëri

Manastiri i “Shën Kollit” në Mesopotam përbën një monument me historik dhe arkitekturë të veçantë, mbivendosje kulturash, arkitekturash dhe historish.

Kisha, më e madhja ndër kishat bizantine të ruajtura në Shqipëri në shek. XI-XIV dhe ndër monumentet arkitekturore me të vjetra, është restauruar duke nxjerrë në pah vlera të jashtëzakonshme historike.


Kisha e Shën Kollit ka ekzistuar në fillim si një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ngritur Kisha. Kjo Kishë mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku. /ata/