LAJMI I FUNDIT:

Galeria Kombëtare e Arteve – në ‘gjumë’!

Galeria Kombëtare e Arteve – në ‘gjumë’!

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, deri më tani nuk ka prezantuar asnjë risi për vitin 2019-të. Nuk dihet asgjë për kalendarin artistik. Artistët e arteve pamore e kanë ngritur këtë shqetësim gjatë gjithë vitit që lamë pas, duke e konsideruar të pamundur ekspozimin e veprave të tyre në këtë institucion.

Gjatë vitit që lamë pas, gjatë 12 muajve ky institucion hapi vetëm dy ekspozita, atë të Edi Hilës dhe të Flaka Halitit. Ndërsa, solli edhe koleksionin e Ruth Wolf Rehfeldtit.


Kjo bëri që shumë artistë të arteve pamore, të shprehin pakënaqësitë e tyre për mungesën e kalendarit artistik, por edhe për “mbylljen” që drejtori Erzen Shkololli i ka bërë të vetmit institucion kombëtar për artet pamore, në fondin e të cilit ruhen rreth 5000 vepra arti. /Shqiptarja/