LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 150 monumente kulturore ukrainase u shkatërruan gjatë pushtimit rus

Më shumë se 150 monumente kulturore ukrainase u shkatërruan gjatë pushtimit rus

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë konfirmuar shkatërrimin total ose të pjesshëm të 152 vendeve kulturore dhe historike në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin, njoftoi UNESCO.

Kjo përfshin muzetë dhe monumentet, kishat dhe ndërtesat e tjera fetare, si dhe bibliotekat dhe ndërtesa të tjera të jashtëzakonshme, tha UNESCO në përditësimin e përpjekjeve të saj për të ndihmuar autoritetet ukrainase të dokumentojnë dëmet.

“Këto sulme të përsëritura ndaj vendeve kulturore të Ukrainës duhet të ndalen. Trashëgimia kulturore, në të gjitha format e saj, nuk duhet të jetë në shënjestër në asnjë rrethanë”, tha në një deklaratë drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, raporton themoscowtimes.


Agjencia po ndihmon autoritetet ukrainase të shënojnë monumentet me “mburojën blu” karakteristike, që do të thotë se ato mbrohen nga Konventa e Hagës e vitit 1954 për Kulturën në Konfliktet e Armatosura, nënshkruese të së cilës janë Rusia dhe Ukraina.

Megjithatë, dhjetëra vende janë dëmtuar që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, me tre të katërtat në rajonet lindore të Kharkovit dhe Donetsk, si dhe pranë kryeqytetit Kiev, thotë UNESCO.

Deri më tani, shtatë vende të Trashëgimisë Botërore në Ukrainë nuk janë prekur, si Katedralja e Shën Sofisë dhe ndërtesa e manastirit Kiev-Pechersk Lavra në kryeqytet.

Ukraina ka kërkuar që Rusia të përjashtohet nga UNESCO dhe agjencia ka shtyrë për një kohë të pacaktuar një takim për të diskutuar statusin e një siti të Trashëgimisë Botërore që Rusia është planifikuar të presë këtë muaj në qytetin e Kazanit.

UNESCO ka paralajmëruar se trupat ruse ose zyrtarët e shpallur fajtorë për shkatërrimin e qëllimshëm të trashëgimisë së Ukrainës mund të ndiqen penalisht sipas ligjit ndërkombëtar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Trump paralajmëron Hamasin: Lironi pengjet, ose largohuni nga Gaza - ky është rasti juaj i fundit për të shpëtuar të gjallë

Amerika
Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Aeroplanët me ndihma ishin duke fluturuar drejt Ukrainës, më pas arriti urdhri i Trumpit

Evropa
Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Precedent i paparë deri më tani - Administrata Trump zhvilloi bisedime sekrete me Hamasin, Izraeli mëson detajet nga të tjerët

Azia
Kalo në kategori