LAJMI I FUNDIT:

Shumë e bukur për të punuar në polici

Shumë e bukur për të punuar në polici

E pabesueshme por e vërtetë, duket se edhe bukuria nganjëherë është pengesë në karrierë. Mu kjo i ndodhi motrës medicinale, Catherine Ashimi, nga Norvegjia kur dëshiroi ta ndërrojë profesionin e saj dhe të bëhej police.

Edhe pse kaloi të gjithë testet dhe kontrollet mjekësore, pas intervistës është refuzuar për shkak të fotografive lakuriqe të cilat më herët i kishte bërë kur merrej edhe me modelizëm.

Megjithëse policia mohon se kjo është arsyeja e vërtetë për mospranimin e saj, Ashima thotë se mu për shkak të bukurisë së saj nuk mundi të punësohej.

“Gjatë intervistës një grua mbante fotografitë e mia dhe filloi të më pyeste për to. Mendoj se nuk është e mirë që policia mendon se nuk jam e aftë për të qenë pjesë e ekipit vetëm pse kam trup të bukur”, thotë motra medicinale.


Ajo tha se ndjehet e diskriminuar dhe ka thënë se do të kërkojë ndihmë ligjore. /Telegrafi/