LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohet kostoja e ndërtimit

Shtrenjtohet kostoja e ndërtimit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” për TM2 2015. Indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është rritur për 0.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2015 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015.

Ngritje e indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te pagat për 4.2 për qind, me një ndikim në IKN prej 0.7 për qind; energjia për 0.6 për qind, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

“Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve te kostot e tjera për -0.7 për qind pa ndonjë ndikim në IKN, si dhe te materialet ndërtimore për -0.3 për qind me një ndikim prej -0.2 për qind në IKN”.


Kurse, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2014), Ideksi i Kostos së Ndërtimit, po ashtu është rritur për 0.4 për qind.

“Ngritje e Indeksit të çmimeve të kostos të ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: Ngritje e çmimeve te energjia për 15.8 për qind, me një ndikim prej 0.2 për qind: te pagat çmimet u ngritën për 4.4 për qind, me një ndikim prej 0.7 për qind: te materialet hidro-sanitare për 2.4 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind; te makineritë, çmimet u ngritën për 1.5 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind; te materialet elektrike, çmimet u ngritën për 1.1 për qind, me një ndikim prej 0.1 për qind në IKN”, ka njoftuar ASK-ja.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -1.3 për qind, me një ndikim prej -0.8 për qind, si dhe kostot e tjera me -0.4 për qind, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN./Telegrafi/