LAJMI I FUNDIT:

Shtie me revole mbi policinë në Arizona, 24-vjeçarja qëllohet me dy plumba

Shtie me revole mbi policinë në Arizona, 24-vjeçarja qëllohet me dy plumba

Departamenti i policisë në Phoenix të Arizonës gjatë të mërkurës ka publikuar një video, ku shihen se si zyrtarët policorë përfshihen në të shtëna jashtë një moteli në Phoenix.

Gjithçka ndodhi dy javë më parë – në mëngjesin e 8 korrikut në zonën e njohur si Peoria Avenue, ku policia pranoi një telefonatë ku thuhet se një burrë kishte nxjerrë “cimeren” nga dhoma e cila sipas tij ishte “mëndur”, transmeton Telegrafi.

Policia më vonë arriti të identifikojë “cimeren” e ankuesit – Jovanna Kelsey McCreary, 24-vjeçe. Sipas policisë, McCreary u kishte thënë se nuk ka armë dhe se ajo nuk ka shtënë me revole siç edhe ishte raportuar në polici.


Madje ajo pretendonte se ishte një femër tjetër që kishte shtënë me pushkë. Megjithatë gjatë bisedës me policët, McCreary filloi të shanë dhe vazhdimisht të mohoj se ishte e përfshirë në këtë.

E pas kontrollit që i bënë në çantën që e kishte me vete i gjetën plumba dhe lëndë të ndryshme narkotike. Megjithatë në një moment ajo nxori revolen nga brezi, që alarmoi policët të cilët pa u menduar dy herë reaguan kur ajo filloi të shtie në drejtim të tyre.

Si rezultat i kësaj, ata e qëlluan dy herë bionden e cila i mbijetoi plagëve. Pas tretmanit është arrestuar dhe mbi të rëndojnë akuza të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Partitë gjermane arrijnë marrëveshje për ndryshimin kushtetues, duke hequr “frenën e borxhit”

Evropa
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë
Kalo në kategori