LAJMI I FUNDIT:

Shtetasja malazeze pengon dhe fyen policët

Shtetasja malazeze pengon dhe fyen policët

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një femër, shtetase e Malit të Zi, pasi që e njëjta në gjendje të dehur ka penguar dhe ka fyer zyrtarët policorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është konfiskuar pasaporta.

E dyshuara është liruar dhe urdhëruar të paraqitet në gjykatën për kundërvajtje.