LAJMI I FUNDIT:

Shtetas të Maqedonisë evakuohen nga Sudani

Shtetas të Maqedonisë evakuohen nga Sudani

Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar katër shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Sudani, që është i pushtuar nga konfliktet ushtarake.

“Evakuimi u krye me ndihmën e Arabisë Saudite, për të cilën është shprehur mirënjohje.

“Qytetarët e evakuuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut aktualisht ndodhen në qytetin e Jeddah të Arabisë Saudite. Ambasada jonë në Abu Dhabi është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet atje, në drejtim të kthimit të tyre në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 4879 persona, nga të cilët 139 janë sauditë, ndërsa të tjerët nga 96 vende të botës, duke përfshirë Evropën, SHBA-në dhe nga rajoni ynë, përveç Maqedonisë së Veriut, janë edhe Greqia dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.


Ministria e Punëve të Jashtme monitoron me kujdes zhvillimin e situatës në Sudan dhe është në komunikim me vendet që kanë përfaqësitë e tyre diplomatike konsullore në vend.

Me këtë rast, apelojmë tek qytetarët tanë që ndodhen në territorin e Sudanit që të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi në numrin e telefonit +971 56 441 7532 dhe adresën elektronike abudabi@mfa.gov. mk, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kajro në numrin e telefonit +201033615542 dhe e-mail adresën cairo@mfa.gov.mk, si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme në numrin e telefonit SOS + 389 75 273 732 dhe adresën e mëposhtme të emailit globalsos@mfa.gov.mk”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori