LAJMI I FUNDIT:

“Shtëpiakët e dëshpëruar”

“Shtëpiakët e dëshpëruar”

Ekzistojnë edhe ata. Burra shtëpiakë do të mblidhen së shpejti në Sanremo në një kongres, ndërsa pritet të marrin pjesë më shumë se 5.000 anëtarë.

Fiorenzio Bresciani, themelues i shoqatës, tha se në Evropë ka shumë burra që kujdesen për punët e shtëpisë. Në kongres burrat amvisë do të flasin për telashet e tyre, ndërsa do të përpiqen të dëshmojnë se kohët vërtetë kanë ndryshuar.

Bresciani e themeloi këtë shoqatë para shtatë vitesh, sepse dëshironte të ndryshonte jetën e tij. Ai e pyeti veten pse vetëm gratë duhet të kujdesen për punët e shtëpisë. Kështu, ai vendosi të mbyllë dyqanin e tij dhe në marrëveshje me bashkëshorten iu përkushtua vetes dhe familjes, derisa ajo punonte.

Edhe pse miqtë e tij në fillim thoshin se ai është çmendur, me kohë gjithnjë e më shumë burra u anëtarësuan në shoqatën e tij. Ai ka ndërmend të hapë një zyrë në Britaninë e Madhe, sepse edhe atje ka plot burra shtëpiakë. /Telegrafi/