LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia me banjo e kuzhinë në pemë

Shtëpia me banjo e kuzhinë në pemë

Fermeri kinez ka ndërtuar një shtëpi të rehatshme, për të jetuar me banjo dhe kuzhinë në një pemë në lartësinë 15 metra mbi tokë.

Xiong Yuhu (63 vjeç) nga Xingpingu në provincën Hunan tha se është inspiruar për ndërtimin e shtëpisë në pemë nga stadiumi “Çerdhja e Zogut” i cili gjendet në Pekin.

“Stadiumi ‘Çerdhja e Zogut’ duket si një çerdhe e vërtetë zogu në tokë. Mua më lindi ideja ta ndërtojë çerdhen në pemë”, tha Yuhu. Fermeri ka ndërtuar shtëpinë në degët e pemës, ndërsa me tokë lidhet nëpërmjet shkallëve të drurit. Deri më tash ka shpenzuar 3500 euro.

Banjon e pajisi edhe me dush. Ujin e siguron nëpërmjet një rezervuari i cili gjendet në kulm të shtëpisë. Yuhu arrit të bëjë vend edhe për kuzhinën, dhomën e gjumit dhe dhomën e ndejës, në të cilën ka edhe një televizor, shkruan “Daily Mail”. /Telegrafi/