LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e ish-yllit të Arsenalit u shkatërrua e tëra shkaku i zjarreve në Los Anxhelos

Shtëpia e ish-yllit të Arsenalit u shkatërrua e tëra shkaku i zjarreve në Los Anxhelos

Një ish-lojtar i Arsenalit përjetoi fatkeqësinë pasi shtëpia e tij në vlerë prej 3.3 milionë eurosh u shkatërrua nga zjarret që kapluan Los Anxhelosin. 

Sulmuesi Carlos Vela luajti në akademinë e Arsenalit para se të bënte 29 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Carlos Vela mes 2005 dhe 2012, duke shënuar tre gola. 

Ai u pa si një lojtar mjaft i talentuar, por u largua nga ‘Topçinjtë’ për t’u transferuar në Spanjë tek Real Sociedadi. 


Ai më pas u bë njëri prej sulmuesve më të dalluar në futbollin spanjoll, para se të largohej për t’u transferuar në MLS në 2018. 

Tani 35-vjeçari ka luajtur në MLS që nga ajo kohë ku ka jetuar në Malibu së bashku me gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre. 

Por, gruaja e tij përmes një postimi në Instagram të enjten zbuloi se shtëpia e tyre në vlerë prej 4 milionë eurosh, u dogj e tëra shkaku i zjarreve që kanë shpërthyer në periferi të Los Anxhelosit. 

Momentalisht ka pesë zjarre që janë shpërndarë në zonën e LA, teksa zjarrfikësit po punojnë për t’i mbajtur ato nën kontroll. 

Një numër yjesh të profilit të lartë të Hollivudit, duke përfshirë Paris Hilton, Mel Gibson dhe Billy Crystal, kanë njoftuar se shtëpitë e tyre janë në mesin e 2,000 strukturave që janë djegur si pasojë e zjarreve./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori