LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është më mirë, shpreson të lirohet sot nga spitali

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është më mirë, shpreson të lirohet sot nga spitali

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows shprehu optimizëm sot se presidenti Donald Trump mund të lirohet nga spitali gjatë ditës ndërsa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Në një deklaratë për Fox News, Meadows tha se një ekip mjekësor do të vlerësonte gjendjen e Trump gjatë mëngjesit.

“Ne mbetemi optimist se ai do të jetë në gjendje të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më vonë gjatë ditës”, tha ai.


Trump postoi gati 20 ‘cicërima’ në mëngjes herët, kryesisht për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Disa aspekte të sëmundjes së tij mbeten të paqarta.

Mjekët raportuan se ngopja e tij me oksigjen në gjak kishte rënë dy herë dhe se ai kishte marrë oksigjen të paktën një herë.

Mjeku i tij Sean Conley tha se Trump merr një steroid që zakonisht jepet në raste të rënda dhe pesë ditë terapi me ilaçin antiviral remdesivir. Atij gjithashtu iu dha një koktej antitrupi.

Trump u vendos në Spitalin Ushtarak Walter Reed jo shumë larg Uashington të premten.

Të dielën, ai doli për pak kohë nga spitali për të përshëndetur mbështetësit e mbledhur përpara spitalit.

Trump shpesh nuk mbante maskë në publik dhe merrte pjesë në tubime të mëdha. Është konfirmuar të jetë pozitiv të enjten, dhe vetëm disa orë më parë ai kishte marrë pjesë në një mbledhje fondesh në Nju Xhersi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

I dërguari i Trumpit i përgjigjet idesë së Zelenskyt për t'i dhënë Ukrainës armë bërthamore

Evropa
Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Trump: Amerika duhet t'i kthehet fesë, vetëm Zoti më shpëtoi nga atentati

Amerika
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Ishulli i famshëm grek Santorini shpall gjendje të jashtëzakonshme

Greqia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Kalo në kategori