LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë sërish përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga presidenti Trump

Shtëpia e Bardhë sërish përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga presidenti Trump

Shtëpia e Bardhë sërish ka shkruar për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arritur në Washington.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Shtëpia e Bardhë shkruan se presidenti Donald Trump së fundi ka ndërmjetësuar një numër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

“Presidenti Trump ka ndërmjetësuar së fundmi një numër marrëveshjesh kryesore ndërkombëtare – duke ndihmuar ndërmjetësimin e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në prag të një përparimi të madh midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, shkruan Shtëpia e Bardhë.


Ndryshe, më 4 shtator Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën
Lexo po ashtu Trump: Vendet islamike dhe arabe do ta ndjekin shembullin e Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën

Në këtë marrëveshje thuhet se Serbia (Beogradi) dhe Kosova [Prishtina] pajtohen që të ecin përpara me normalizimin ekonomik.

Po ashtu, të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen për autostradën Beograd-Prishtinë, të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.

Më tej në këtë marrëveshje thuhet se të dyja palët do të zbatojnë marrëveshjen e hekurudhave Beograd-Prishtinë të nënshkruar më 14 shkurt, 2020. Për më tepër, të dyja palët do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port në det të thellë në Adriatik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

Lajme
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Lajme
Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori