LAJMI I FUNDIT:

Shtatë burra e dërguan pitonin gjigant te veterineri

Shtatë burra e dërguan pitonin gjigant te veterineri

Për ta dërguar një piton gjigant tek veterineri, nga kopshti zoologjik në Chester, u nevojit forca e shtatë burrave.

Pitoni i gjatë 6.7 metra paraqiste një problem serioz për një vizitë tek veterineri, përveç kësaj burrat duhet të ishin të kujdesshëm për të mos ia prishur qejfin kafshës derisa po e transportonin. Mu për këtë arsye ata ia lidhën sytë.

Gazeta britanike, Daily Mail, publikoi fotot e gjarprit gjigant, i cili kryesisht ushqehet me kurrizorë, gjitarë të vegjël dhe zogj. Por disa pitonë ushqehen me derra, primate më të vogla, por edhe njerëz.

Pitonët kanë dhëmbë të fortë e të mprehtë të cilët i shfrytëzojnë për ta kapur dhe mbajtur prenë para se ta mbështjellin dhe t’ia nxjerrin shpirtin me trupin e madh. /Telegrafi/