LAJMI I FUNDIT:

Shtatë arsye pse mbrojtja e titullit nga Manchester City ka dështuar tashmë – Liverpooli kurrë më afër të shpallet kampion

Shtatë arsye pse mbrojtja e titullit nga Manchester City ka dështuar tashmë – Liverpooli kurrë më afër të shpallet kampion

Manchester City është 14 pikë mbrapa Liverpoolit që është lider i Ligës Premier kur janë vetëm në pjesën e parë të sezonit.

Duket se Citizens do ta kenë të vështirë ta mbrojnë titullin, por edhe ta fitojnë atë për herë të tretë me radhë.

Skuadra e Jurgen Kloppit është në rrugë të mirë që ta fitojnë titullin  e ligës dhe ta sjellin atë në Anfield pas 30 vitesh.


Goal.com ka ofruar shtatë arsye se për City do të dështojë ta mbrojë titullin:

1= Nuk ka zëvendësues të Vincent Kompanys

Mbrojtësi belg u largua në verën e këtij viti nga Etihad Stadium pas 11 vitesh qëndrimi aty dhe City tani nuk ka një lider në mbrojtje.

2= Lëndimet e shumta dhe kyçe

Manchester City është duke e vërejtur mungesën e madhe të Aymeric Laportes në mbrojtje dhe atë të Leroy Sanes në fazën e sulmit, që të dy po mungojnë që disa muaj.

3= Standardet e larta, janë të vështira për t’u arritur

Pep Guardiola duket se u ka vendosur standarde të larta lojtarëve të tij, pas triumfit të dyfishtë në Ligën Premier.

Spanjolli poi kërkon shumë nga lojtarët e tij, që duket se nuk janë të motivuar më ta fitojnë ligën angleze.

Manchester City (Foto: Alex Livesey/Getty Images)

4= Inkuadrimi i VAR-it

Është raportuar se që nga inkuadrimi i VAR-it në Ligën Premier, City është dëmtuar në disa raste, por që edhe Liverpooli është gjendur në këtë situatë.

Në Anfield, Guardiola kishte reaguar se ishin bërë dy gabime ndaj tyre dhe se ata do ta fitonin ndeshjen, por që VAR-i i kishte analizuar ato raste nga të gjitha këndet.

Foto: Sky Sports

5= Transferimet e reja nuk po tregojnë impakt

City ka shpenzuar rreth 150 milionë euro në këtë verë për transferimet e reja, por që ato kanë dështuar ta tregojnë vetën.

Rodri u transferua te Citizens për një shumë rreth 70 milionë euro, mirëpo nuk po arrin ta gjejë vetën në Ligën Premeir ashtu siç bëri te Atletico Madridi në Spanjë.

Joao Cancelo në anën tjetër nuk po e zëvendëson si duhet Kyle Walkerin, madje as që po mundet t’i bëjë konkurrencë, derisa e njëjta gjë po ndodhë edhe me Angelinon.

6= Bernardo Silva po dështon të shkëlqej

Mesfushorin portugez jemi mësuar ta shohim në sezonet e kaluar duke shkëlqyer me lojën e tij, por që në këtë edicion disi duket si i humbur në fushë.

Guardiola thuhet se ka humbur besimin në Silvan dhe tani po përdor alternativa tjetër edhe pse në sezonin  kaluar ishte lojtari më kyç i skuadrës.

7= Liverpooli i frikshëm

The Reds nuk kanë qenë asnjëherë më afër që ta fitojnë titullin e ligës angleze dhe në këtë sezon po zhvillojnë ndeshje fantastike.

City ka lëshuar 38 nga 19 ndeshje të zhvilluar, Liverpooli ende nuk ka pësuar humbje, madje është e vetmja skuadër në top pesë ligatë evropiane. /Telegrafi/

James Milner . (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori