LAJMI I FUNDIT:

Shqiptohen 118 masa në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

Shqiptohen 118 masa në Shkup, 17 për tejkalim të shpejtësisë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar gjithsejtë 118 shkelje të rregullave të trafikut në të gjithë territorin e Shkupit.

“Janë shqiptuar 17 masa për tejkalim të shpejtësisë, 8 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 5 gjoba për tejkalim të parregullt.

Janë shqiptuar dhe 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë, tre për kalim në semaforët të kuq…”, njoftojnë nga MPB.