LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që po i ndihmon me ushqim amerikanët në Nju Jork, në kohën e COVID-19

Shqiptari që po i ndihmon me ushqim amerikanët në Nju Jork, në kohën e COVID-19

Aleksandër Nilaj, themelues i një organizate joqeveritare në SHBA, bën shpërndarjen dhe dërgimin e qindra pakove ushqimore në Nju Jork për njerëzit që kanë mbetur pa para, si pasojë e krizës që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Shqiptari me prejardhje nga Shqipëria ndihmon qindra familje në Bronks të Nju Jorkut, që kanë mbetur pa para e ushqim në kohë pandemie.

Sipas një reportazhi të transmetuar nga REL, Nilaj këtë e bën përmes organizatës së tij, që e formoi në vitin 2014. Sipas tij, nevoja më e madhe është për ushqim.


“Ushqimet të gjitha i kemi donacion. Një pjesë të tyre e marrim nga ‘Food Bank’,  rezerva ushqimore), që është e shtetit. Ndërsa ushqimet e tjera i japin organizata të ndryshme, biznese të ndryshme. Kemi edhe biznese shqiptare, që na kanë përkrahur shumë. Kemi pasur një fluks që vjen e i merr ushqimet gjatë ditës”, thotë Nilaj, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ata që kanë nevojë vijnë te depoja e ushqimeve në 07 të mëngjesit, kurse atyre që nuk kanë mundësi të vijnë iu dërgohet ushqimi në shtëpitë e tyre.

“situata është e tillë, që çdo njeri ka frikë të dalë në rrugë. Edhe ne kemi frikë, sepse në çdo moment mund të infektohemi. Ne kemi të bëjmë me qindra njerëz çdo fundjavë dhe çdo ditë me dërgime [të ushqimeve]. Por, ky është një proces humanitar të cilin ne nuk mund ta ndalim. Ata njerëz janë të varur. Janë në mes dy vështirësive, vështirësisë ekonomike dhe vështirësisë së virusit”, thotë Nilaj.

Organizata “Albanian – American Open Hand Association” ka gjithsej 28 vullnetarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori