LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari blen licencën e barit kundër AIDS-it dhe kancerit, rrit çmimin për 5.500% (Video)

Shqiptari blen licencën e barit kundër AIDS-it dhe kancerit, rrit çmimin për 5.500% (Video)

Multimilioneri i 32-vjeçar Martin Shkreli blen monopolin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit dhe e çon brenda ditës çmimin nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme – shpërthen zemërimi publik, transmeton Illyriapress.

Ka shkaktuar një stuhi kritikash të zemëruara kërcimi i çmimit të një ilaçi vendimtar në luftën kundër kancerit dhe SIDA-s në SHBA, nga 13 dollarë në 750 për një pilulë të vetme.

Në qendër të zemërimit është një shqiptaro-amerikan, 32-vjeçari Martin Shkreli, i cili vetëm një vit më parë po lavdërohej për suksesin e tij në botën e të ashtuquajturve “fonde gardh”, ku ishte bërë multimilioner më moshë fare të re.


Në krye të kompanisë Turing Pharmaceutical, Shkreli ka mbikëqyrur blerjen e të të gjitha të drejtave për shitjen e ilaçit të quajtur Daraprim dhe menjëherë ka njoftuar rritjen stratosferike të çmimit.
shkreli
Shumë kritikë po e shohin si një nga rastet klasike të kompanive farmaceutike që fitojnë miliarda në kurriz të pacientëve që nuk mund të jetojnë pa këto ilaçe. Kritikat drejohen në planin moral nga këto kompani, por në planin pragmatik kritikat shkojnë drejt politikanëve që mbushin xhepat me paratë e të të ashtuquajturës “Farmas së Madhe” dhe nuk ndërhyjnë në tregun e lirë duke lënë pacientët por edhe vetë shpenzimet shtetërore në shëndetësi në dëshirën e grykësisë së firmave që bëjnë miliarda.

Kandidatja për presidente Hillary Clinton bashkoi gjithashtu zërin kundër këtij veprimi dhe ka paralajmëruar se nëse zgjidhet do të marrë masa që ky lloj abuzimi nga tregu të pushojë.
Deklarata e ankesa nga grupe mjekësh, organizatash humanitare e aktivistë të shumtë janë kapur pas këtij rasti.

Stoqet e bioteknikës kanë pësuar rënie në bursë, sepse ata që investojnë në këtë fushë janë trembur se zemërimi nga kjo ngjarje do të sjellë masa që do të pakësojnë fitimet në fushën farmaceutike.

Në rrjetet sociale me mijëra vetë sonte i uronin AIDS ose sëmundje të tjera të tmerrshme Martin Shkrelit për këtë veprim.
Kritikat janë të padrejta, thotë Shkreli

Drejtuesi i Turing Pharmaceutical ka dalë në disa intervista televizive sot për të mbrojtur vendimin e tij. Ai thotë se kompania e tij është e detyruar të ngrejë çmimin për të subvencionuar studime të tjera që po bëhen në këtë fushë.

“Domethënë paratë që do të dalin nga shitjet e këtij ilaçi do të paguajnë për të prodhuar një ilaç më të mirë”, përsëriti Shkreli në shumë nga këto intervista.
Ai pranoi se tregu është i shpesh i ashpër por tha se është e padrejtë që po veçojnë rastin e tij. Turing nuk është kompania e parë që merr një vendim të tillë duke ngritur çmimin e një ilaçi dhe se kompani shumë më të pasura e më të mëdha sesa kompania e tij kanë ngritur çmime shumë më lart se sa po e ngre ai çmimin e Daraprimit.
Pasanikë të rinj, me sytë te paraja dhe pa ndjenja në zemër

Argumentet e Martin Shkrelit nuk i kanë bindur kritikët. Mjekët që po ankohen thonë se ilaçi po funksionon shumë mirë kështu siç është. Dhe se kërkimet shkencore për një ilaç më të mirë nuk janë urgjente dhe mund të financohen me mënyra të tjera, pa rritur çmimin kaq shumë. Ky kërcim çmimi praktikisht dënon me vdekje, sipas tyre, të sëmurët e tanishëm, me premtimin bosh se po mendohet për të sëmurët e të ardhmes.

Zemërimi niset edhe nga figura e pasanikëve të rinj në bursën amerikane, sidomos ata që si Shkreli vijnë nga këto fondet gardh, të cilët janë pasuruar tepër shpejt, tepër në kontrast me zhvillimet e ekonomisë amerikane, duke përfituar nga dora e lehtë përkëdhelëse e shtetit që nuk po nxjerr ligje më të forta e më të ndershme në këtë fushë.

Kritikët vënë në dukje se Daraparimi nuk është ndonjë ilaç i ri. Ai zbulua dhe po përdoret për 62 vjet me radhë, plot 30 vjet përpara se të lindte Martin Shkreli në këtë botë. Çfarë ishin thonë ata kompanitë që e shitën për 62 vjet me çmime normale? Budallenj? 13 dollarë e 50 cent për një pilulë të vetme duket çmim jo i vogël. Të gëlltisësh 750 dollarë më një veprim, të ngec në fyt. Kjo është e rëndë për xhepin e kujtdo të sëmuri, po sigurisht edhe për kompanitë e sigurimit shëndetësor, apo buxhetit të shtetit për të varfrit.

Për 62 vjet, ky ilaç ka qenë në treg, derisa Shkreli dhe kompania e tij kanë blerë të drejtat e kujtdo që e prodhonte dhe shiste dhe tani pa asnjë konsideratë për pacientët kanë rritur çmimin kaq shumë.

Kritikët thonë se grykësia për të bërë miliarda sa më shpejt dhe jo ambicia për përparim në kërkimet shkencore ka qenë arsyeja e vërtetë për rritjen stratosferike të çmimit. Ngushëllimi i vetëm i kritikëve është se kaq shumë ka rënë në sy pangopshmëria e kapitalistëve në këtë fusha, saqë zemërata do të prodhojë mundësisht ndonjë masë ndreqëse dhe korrigjuese për tregun.
Nuk është hera e parë

Një numër shkrimesh vënë në dukje se nuk është hera e parë që Martin Shkreli blen të drejtat e shitjes së ilaçeve dhe ua ngre jashtëzakonisht çmimin, ndonëse kjo rritje 5,440 herë më shumë është e paprecedentë për të. Po në një rast të mëparshëm, të cituar, ai e ka ngritur 2,000 herë më shumë çmimin.

Nuk është për ta ngatërruar Martin Shkrelin, një emër që e kanë shumë shqiptarë, me Martin Shkrelin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, një veprimtar i komunitetit dhe biznesmen në fushën e ndërtimit.

Martin Shkreli i urryer është pjesë e një brezi të rinj shqiptaro-amerikanësh që në dy dekadat e fundit janë punësuar me sukses në fushën bankare dhe financiare, duke krijuar rrugë suksesi të ndryshme nga ato tradicionale në komunitetin shqiptar në SHBA. Mes tyre, Shkreli është nga më të suksesshmit.

Vjet, Shkreli ishte më shumë në lajme për veprimtaritë e tij filantropike. Ai dha një milion dollarë për shkollën e mesme ku ka studiuar si dhe për një numër fondacionesh të tjera. Por të paktën autori i këtij shkrimi nuk di ndonjë rast kur ai të ketë dhuruar para për veprimtaritë e komunitetit shqiptar këtu në SHBA. Për komunitetin tonë këtu, Shkreli është shqiptar, vetëm në emër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori