Shqiptarët – stabilizues apo destabilizues në rajon?
Nëse historikisht të krishterët kanë qenë në kundërshtim me muslimanët dhe anasjelltas, sot, midis tyre nuk ka armiqësi. Vizita e xhamive në Stamboll, Jerusalem dhe Kajro i dy papëve të fundit, duhet të jetë mesazh për të gjithë politikanët tanë.
Politika globale e perëndimorëve në messhekullin e kaluar parashikonte një konflikt të gjerë me Islamin, por fillimisht do të duhej të mbaronte Lufta e Ftohtë. Ndërsa siç po shihet, çdo ditë e më shumë po vërtetohet teoria e analistëve pacifistë se Perëndimi dhe Islami mund të merren vesh për një bashkëjetesë midis tyre, edhe pse kanë divergjenca të herëpashershme. Pengues, hëpërhë, i këtij bashkimi fillestar në Ballkan janë intrigat e politikanëve serbë dhe grekë. Këto dy shtete ende shpresojnë se mund ta bindin ndonjë ditë Perëndimin se shqiptarët janë mbeturinë e Anadollit, ndryshe me gjuhën e sotme, se këta janë muslimanë ekstremistë, terroristë etj. Mirëpo sot çdo gjë është e qartë. Këta njihen si demagogë të llojit të tyre, sepse mundohen t’i justifikojnë me çdo kusht pushtimet e tyre të shekullit të kaluar.
Vërtet, ai i cili i studion shqiptarët do të shohë ngjyra të ndryshme, në të cilën predominon ngjyra islame. Mirëpo sistemi organizativ i tyre është ai perëndimor, ose thënë ndryshe laik. Duke qenë se shqiptarët ishin të gatuar me brumin islam dhe në esencë e kanë paqen dhe harmoninë ndërnjerëzore, atyre nuk ju bëri përshtypje eksterritorialiteti serb i 39-të objekteve të dhuruar nga presidenti Ahtisari në pakon e tij për Kosovën.
Askush prej shqiptarëve nuk mund të thotë se kjo nuk ishte një padrejtësi shikuar me ligjet njerëzore, por kur është në pyetje frika e minoritetit serb në njërën anë dhe stabiliteti rajonal në anën tjetër, shqiptarët pa hezitim e pranuan këtë pako. Shumë kohë më parë, kështu kishin vepruar në emër të së drejtës dhe lirisë së shprehjes muslimanët e shek. XV-të, edhe pse në atë kohë ishin superfuqi botërore. Në atë kohë ata iu kishin lejuar ortodoksëve të kenë eksterritorialitet në Islamopolis (Stambollin e sotëm).
Edhe sot, muslimanëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti nuk ju bën përshtypje ndërtimi i kishave ose objekteve të tjera të kultit, për shkak të natyrshmërinë së tyre njerëzore. Shqiptarëve të besimit islam gjithashtu nuk ju bën përshtypje ose nuk u pengon fare prezenca e grekut Anastas Janullatos si kryesues i kishës ortodokse autoqefale shqiptare, ashtu sikurse që nuk u pengon prezenca e priftërinjve katolikë italianë në Shqipëri.
Nëse shumica e shqiptarëve janë të indinjuar me dikë në rajon, ata janë pushtetarët tanë, të cilët pa ndonjë arsye pengojnë ngritjen e qendrave islame nëpër qytetet e mëdha, si në Shkup, Prishtinë e Tiranë. Tanimë secili e ka të qartë se besimtarët që frekuentojnë xhamitë po detyrohen të falen nëpër oborret e xhamive, ose shpeshherë i mbushin trotuaret dhe rrugët automobilistike.
Është e turpshme që shoqëria jonë, e cila mëton standardet evropiane, t’i lejojë besimtarët të falen në borë e në shi. Të privohen nga kjo e drejtë e tyre elementare është diskriminim, sepse edhe këta si gjithë të tjerët paguajnë taksat e kërkuara nga shteti. Mirëpo ajo që është akoma më shqetësuese për besimtarët janë komentet e analistëve nëpër masmedia. Këta nuk merren me pakujdesinë, neglizhencën ose arsyet e pengesës qeveritare për mirëqenien e besimtarëve, por, sipas tyre, besimtarët dalin si elementet destabilizues dhe përçarës për vendin dhe rajonin.
T’u lejohet katolikëve të prishin shkollën për të ndërtuar katedralen në qendër të Prishtinës, ndonëse numri tyre është shumë i vogël, t’iu lejohet ortodoksëve të ndërtojnë kishën e tyre të stërmadhe përballë Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, t’u lejohet ortodoksëve maqedonas të ndërtojnë kishën e tyre në sheshin e Shkupit, (bile, në pronën e xhamisë Burmali), e të privohen muslimanët që të ringrenë xhamitë e tyre që u ishin rrënuar nga regjimi komunist, ndonëse trualli i tyre ishte dhe është pronë e vakëfit, është për t’u habitur. Ajo që të habit edhe më shumë është se çdo hap që marrin muslimanët për t’i plotësuar nevojat imediate të tyre, i emërtojnë me emra që nuk i ka hije asnjë politikani, gazetari e pushtetari.
Është e natyrshme që politikanët përpiqen që të mbajnë baraspeshën dhe të harmonizojnë politikat e tyre rajonale me ato globale, por, duke privuar vëllezërit e tyre nga e drejta e tyre elementare, politikanët tanë më shumë po ndihmojnë politikën serbe e greke, të cilët në arenën botërore njihen si destabilizues të rajonit. Nëse politika e brendshme shqiptare i privon muslimanët për t’i bërë të heshtur serbët dhe grekët e kanë gabim, sepse kështu po prodhojnë pakënaqësi brenda komunitetit më të madh fetar shqiptar.
Politikat shqiptare duhet të janë në harmoni me ato shtete që ndihmuan Kosovën për t’u çliruar nga pushtuesi serb, sepse të gjitha këto shtete nuk janë kundër ndërtimit të objekteve fetare islame në rajon. Sikur të ndahej një vend më i madh për ndërtimin e një namazxha-je ose Qendre Islame nëpër kryeqytetet e sipërpërmendura, atëherë muslimanët nuk do të dukeshin se po përcjellin imazh negativ gjatë kryerjes së faljes së namazit të Bajrameve.
Evropianët dhe SH.B.A.-të këtë nevojë të muslimanëve e kishin kuptuar herët dhe u kishin lejuan atyre të ndërtonin qendra të tilla nëpër qytetet kryesore të vendeve të tyre, ndërsa këtu, fatkeqësisht, besimtarët privohen. Këtu mund të shtrohet pyetja, kujt i pengon ndërtimi i këtyre qendrave, amerikanëve, evropianëve apo politikanëve tanë që u ushqyen në shkollat komuniste?
Nuk ka dyshim se politikanët tanë akoma nuk janë zhveshur nga petku komunist dhe për këtë arsye e kemi këtë anarki në gjithë sistemin tonë qeverisës. Shikuar nga ky këndvështrim, nuk shihet asnjë dallim midis politikanëve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Të ndodhur përpara sistemit shumë të sofistikuar të perëndimorëve, krahasuar me ne dhe brumit komunist të ngulitur prej kohësh në kokat e politikanëve tanë, këta të fundit mundohen t’i justifikojnë gabimet e tyre me lejimin e ndërtimit të kishave katolike dhe ortodokse, në njërën anë dhe privimin e xhamive, në anën tjetër. Përpara tyre paraqiten se janë mbrojtësit e kulturës perëndimore dhe parandaluesit e përhapjes së Islamit në perëndim, mu sikur serbët e maqedonasit që mundohen të mbrohen përpara tyre. Nuk është aspak për t’u habitur, sikur një privim i tillë të vinte nga serbët ose maqedonasit, mirëpo, kur këto sjellje ose politika vijnë nga vëllezërit tanë, prej atyre që në çdo cep të shtëpive të tyre del aromë e Islamit, është për t’u habitur. Me këso veprimesh politikanët tanë të mjerë mendojnë se po u hedhin hi syve të shëndoshë të amerikanëve dhe evropianëve!
Nuk dyshohet se në mendësinë e politikanëve tanë është ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, por, shikuar nga këndvështrimi i paraqitur në këtë temë, del se shqiptarët më shumë po i ndihmojnë politikës së përgjithshme destabilizuese, së bashku me serbët dhe maqedonasit. Duke qenë se shqiptarët nuk kanë politikanë të klasave të larta, atëherë qytetarët e tyre i sugjerojnë ata që gjatë vizitave të tyre jashtë shtetit, në vend të kazinove t’i vizitojnë qendrat islamike nëpër të gjitha qytetet e mëdha të Amerikës dhe të Evropës. Duke i bërë këto vizita, ata do të mrekullohen dhe njëkohësisht do të çlirohen nga parafytyrimet e pamjeve të xhamive të rrënuara ose të djegura në Beograd, Nish, Prilep e Manastir.
Si serbët, ashtu edhe maqedonasit, po shfrytëzojnë nga rasti i mangësive të njohurive të përgjithshme të politikanëve tanë dhe po ju ofrojnë perëndimorëve mundësinë e pajtimit të mundshëm me ne. Mbase me arsye dhe me argumente!? Nëse asgjë nuk ju thotë politikanëve tanë se tregtarët, të cilët iu japin donacione partive të tyre politike, janë të lidhur ngushtë me tregtarët dhe me fabrikantët serbë dhe nëse politikanëve tanë nuk ju thotë asgjë që qytetarët e tyre po shkojnë në Serbi për të marrë pasaportat, duke e ditur se atje duhet të deklarojnë se janë shtetas të Serbisë, atëherë le të mos habiten se nga po ju vjen e gjithë kjo e keqe e mosnjohjeve të shtetit, ose le të mos habiten se nga po u buron serbëve i gjithë ky motiv për të gjetur një gjuhë bashkëpunimi me perëndimorët, kundër nesh.
Nëse tregu serb ka shtrirje në mbarë trojet shqiptare dhe nëse shumica e këtyre tregtarëve shqiptarë kanë lidhje të ngushta me politikanët tanë, atëherë gjithashtu le të mos i habitë fakti i vizitave të politikanëve tanë që ia bëjnë herë pas herë Beogradit. Nuk besoj se politikanët tanë shkojnë atje si triumfues, që t’iu bëjnë me dije serbëve se e drejta qëndron me shqiptarët dhe ata duhet të heqin dorë një herë e mirë. Krejt në fund, paraqitja sa më e natyrshme e politikanëve tanë, do t’i bëjë ata më të preferuar te perëndimorët. Nëse historikisht të krishterët ishin në kundërshtim me muslimanët dhe anasjelltas, sot, midis tyre nuk ka armiqësi. Vizita e xhamive në Stamboll, Jerusalem dhe Kajro i dy papëve të fundit, duhet të jetë mesazh për të gjithë politikanët tanë. Këta reflektuan një përmirësim të marrëdhënieve ndërkombëtare midis dy komuniteteve të mëdha në botë, përkundër atyre që mendojnë se luftërat që po zhvillohen tani në Lindjen e Mesme janë të karakterit fetar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin