Nga: Kastriot Dervishi
Në praktikat e letrave të shqiptarëve të Kosovës të emigruar në Shqipëri, drejtuar Komitetit Qendror, vërehet një racizëm dhe antikosovarizëm nga udhëheqja e Partisë së Punës. Gjuha e përdorur ndaj tyre është fyese. Në të gjitha rastet, ata përgjithësohen duke u quajtur “emigrantë jugosllavë”. Në asnjë rast nuk shihet të përdoret një gjuhë dashamirëse, qoftë edhe formaliste.
Osman Murati, ardhur në vitin 1957, banues në Elbasan, pjesëtar i një familjeje me 6 veta, në një letër për Enver Hoxhën, protokolluar më 2.1.1960, kërkonte të ndërtonte një kasolle. Pasi cilësohej “emigrant jugosllav”, nuk iu miratua leja as për kasolle.
***
Në vitet 1944-1948 ngaqë midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk kishte kufi, praktikisht nuk kemi dukuri arratisjeje. Pas vitit 1948, kohës kur Jugosllavia u dënua me qëndrimet e saj nga Stalini, kemi dy dukurive: arratisjet nga Shqipëria në Jugosllavi dhe nga Jugosllavia në Shqipëri. Grupi kryesor i të arratisurve nga Jugosllavia në Shqipëri përbëhej nga shqiptarët e Kosovës. Në udhëzimet e Këshillit të Ministrave, ndër ta edhe ai nr.10, datë 24.12.1953 i “Mbi trajtimin ekonomik të emigrantëve”, theksohej se konsideroheshin të huaj ata që ishin “të ndjekur për shkak të aktivitetit të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacionalçlirimtare dhe të të drejtave të popullit punëtor”. Kësaj kategorie u jepej strehim. Nuk kishte rëndësi kombësia. Vihej re përcaktimi i “persekutimit të vazhdueshëm” nga qeveritë “monarko-fashiste greke” dhe “titiste jugosllave”. Në këtë çështje mungonte tërësisht ndonjë element kombëtar. Regjimi komunist i trajtoi shqiptarët e Kosovës me përbuzje dhe denigrim të vazhdueshëm. I sistemoi (kryesisht) në dy vende (Çerma është e mëvonshme) që mund të quhen kampet e para të përqendrimit. Këto ishin:
– Kampi “Lufta e Vlorës”, Llakatund. Filloi në qershor 1950. Fillimisht kishte 50 të internuar dhe 20 të burgosur. Në fund të vitit 1953 aty janë vendosur “emigrantët jugosllavë”, përfshi këtu në pjesën më të madhe shqiptarët nga Kosova. Kjo vinte në bazë të udhëzimit të nr.10, datë 24.12.1953 të Kryeministrisë, gjë që solli grumbullimin në këtë kamp të 207 emigrantëve, prej të cilëve 108 ishin të aftë për punë. Ferma vijojë të ekzistojë edhe kur nuk kishte më kosovarë.
– Kampi i fermës “Çlirimi” Seman Fier. Filloi në qershor 1950 me rreth 50 veta. Personat e mbyllur në këtë kamp merreshin me punë të detyruar në bujqësi. “Çlirimi” ishte një shkallë më poshtëruese se ferma e Llakatundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

NËQOFTËSE JETA ËSHTË SI ËNDËRR

SAHARAJA

Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri