Shqipëria duket se është në prag të një “ëndrre malteze” për një kuadër rregullator për kriptovalutat. Në një deklaratë publike, Kryeministri Edi Rama shpalosi ambicien e Shqipërisë për t’u kthyer, siç do ta quante ai, “në një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare”.
Kryeministri Rama, në fund të tetorit ka thënë se Qeveria po punon për krijimin e kuadrit rregullator për kriptovalutat, për të tërhequr sa më shumë investime të huaja dhe për të hapur tregje të reja.
“Jemi duke eksploruar edhe mundësinë e krijimit të një kuadri rregullator për kriptovalutën, që është një risi shokuese në botën e sotme dhe ku mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare në të gjitha vendet, pavarësisht nëse janë shumë të zhvilluara, apo janë më pak të zhvilluara. Për momentin jemi në një proces vlerësimi dhe pune për hartimin e kuadrit rregullator, pasi kemi bërë një analizë dhe një studim të thelluar. Nëse rezultatet e kësaj pune do të jenë të kënaqshme, atëherë ne do të promovojmë edhe përtej kufijve të Shqipërisë, gatishmërinë e vendit për t’u bërë një vend pritës për investitorët e shumtë potencialë, që synojnë të përfshihen në këtë revolucion të financave botërore”, tha Rama.
Rregullimi i kriptovalutave do ta vendoste Shqipërinë në linjë me veprimet e Bashkimit Evropian në këtë drejtim. Në datën 20 prill të këtij viti, Parlamenti Evropian mbështeti një propozim për të rregulluar kriptovalutat. Anëtarët e parlamentit votuan me një shumicë absolute për të mbështetur një marrëveshje të dhjetorit të vitit 2017 me Këshillin Evropian, mbi masat që synonin pjesërisht të parandalonin përdorimin e kriptovalutave në pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, shkruan Konica.
Legjislacioni i ri në Bashkimin Evropian synon të adresojë anonimitetin e teknologjisë financiare, duke zbatuar rregulla për agjencitë e këmbimit të kriptovalutave apo platformat e ndryshme.
Sipas këtyre masave, këto subjekte do të duhet të regjistrohen pranë autoriteteve dhe të zbatojnë të ashtuquajturat “procedurat e vigjilencës”, duke përfshirë edhe verifikimin e klientit. Direktivat e reja hynë në fuqi rreth fundit të muajit prill, ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë 18 muaj afat, që nga data e publikimit në fletoren zyrtare të BE-së, për të adaptuar rregullat e reja në ligjet kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit