Vitet e fundit, Shqipëria po njeh rritje të konsiderueshme të turistëve por nga ana tjetër, mund të jetë duke humbur atë grup turistësh që për vite me radhë ka përbërë prurjen kryesore.
Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), gjatë vitit 2017, numri i hyrjeve nga Kosova në Shqipëri ka shënuar një rënie të konsiderueshme. Nëse analizojmë të dhënat për lëvizjet e shtetasve, rezulton se ka gjatë vitit të kaluar është shënuar një rënie me 19 për qind e hyrjeve të shtetasve nga Kosova.
Gjatë vitit 2016, nga Kosova drejt Shqipërisë u shënuan rreth 2,157,013 hyrje ndërsa gjatë vitit 2017 u shënuan 1,745,973 hyrje, pra rreth 411 mijë hyrje më pak. Kosova është i vetmi vend që ka shënuar bilanc negativ të hyrjeve.
Hyrjet nga Kosova vijojnë të mbeten në vend të parë në listën e 10 vendeve nga ku vijnë vizitorë në Shqipëri. Në vend të dytë është Maqedonia, ku vetëm gjatë vitit 2017 janë shënuar më shumë se 671 mijë hyrje ndërsa në vend të tretë Greqia me mbi 489 mijë hyrje gjatë gjithë vitit, e ndjekur nga Mali i Zi ku hyrjet gjatë 2017 rezultojnë se arrijnë në thuajse 381 mijë.
Në përqindje, rritjen më të madhe të numrit të hyrjeve e kanë vende si Polonia me 73.6 për qind, Gjermania me 47.4 për qind, Zvicra me 47.2 për qind dhe Italia me 36.6 për qind.
Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se jo vetëm gjatë muajve të verës por edhe gjatë muajve të tjera, hyrjet nga Kosova janë pakësuar.
Rënie e konstatuar e hyrjeve nga Kosova gjatë vitit 2017, a nënkupton një rënie të numrit të pushuesve?
Bilanci negativ i vitit të kaluar në fakt lë të kuptosh se Shqipëria po tërheq gjithnjë e më pak turistë nga Kosova. Sipas Vladimir Prengës të ‘Balcan Tours’, arsyet e rënies së numrit të hyrjeve nga Kosova janë të shumta por më kryesorja është se oferta e Shqipërisë po konkurrohet nga disa vende të tjera.
“Në këndvështrimin tim ka disa arsye. Shqiptarët e Kosovës kanë dy destinacione të tjera ku mund të udhëtojnë pa viza, Turqia dhe Mali i Zi, të cilat sigurisht kanë një ofertë shumë më të mirë se ne”, shprehet Prenga.
Sipas tij, Shqipëria nuk ka ende një turizëm të organizuar e përballet me nevojën për të shtuar kapacitetin hotelier.
Ndërkohë, Ruzhdi Kurtishaj që drejton ‘Sharr Travel’ një nga agjencitë më të mëdha të turizmit në Kosovë shprehet se nuk është në dijeni të këtyre llogaritjeve të hyrjeve megjithatë ai konfirmon se tendenca e pushuesve nga Kosova është krejtësisht e kundërt nga sa evidentohet në shifra. Sipas tij, jo vetëm nuk kemi të bëjmë me një tendencë rënëse të pushuesve nga Kosova në Shqipëri por përkundrazi, tendenca është në rritje. Sipas tij, nga viti në vit rritja e numrit të pushuesve nga Kosova në Shqipëri është me 20 për qind.
Madje, sipas tij, edhe gjatë vitit 2018 rritja do të jetë e konsiderueshme.
“Shqipëria po vizitohet jo vetëm gjatë periudhës së verës ku është plazhi por edhe për fundjava gjatë stinëve të tjera”, shprehet ai. Kurtishaj thekson faktin se veç detit, janë edhe një serë destinacionesh të tjera që po bëhen gjithnjë e më shumë të preferuara nga pushuesit nga Kosova. Ai evidenton se Korça, Voskopoja, Driloni e Pogradeci, Durrësi apo Gjirokastra janë destinacione që po kërkohen shumë në Kosovë për pushime në fundjavë. Sa i përket pushimeve verore, ai evidenton se gjithnjë e më shumë vitet e fundit po rritet kërkesa jo vetëm për Velipojën e Shëngjinin por edhe për plazhet e jugut si Saranda, Vlora apo Himara.
Në bashkëbisedim me SCAN Magazine, Kurtishaj evidenton një potencial tjetër që ka Shqipëria për të tërhequr pushuesit nga Kosova; turizmin kurativ. Ndërsa evidenton potencialin e madh që paraqesin llixhat e Elbasanit që po tërheqin gjithnjë e më shumë pushues nga Kosova, drejtuesi i ‘Sharr Travel’ thotë se “burimet termale janë një xhevahir në kuptimin e mundësisë për biznes” ndaj do të ishte mirë që të bëheshin investime sa më shumë atje.
Në momentin e bashkëbisedimit, ai evidenton së vetëm në banjat termale të Elbasanit janë rreth 300 persona nga Kosova, për të dëshmuar kërkesën që ka për këtë lloj turizmi. Në vijim të bashkëbisedimit, Kurtishaj evidenton se Shqipëria po përmirëson shërbimin ndaj turistëve ndërsa shprehet i kënaqur me bashkëpunimin që ka me partnerët vendas.
Kostot e Shqipërisë
Shqipëria ka njohur vitet e fundit ndryshime në strukturën e turistëve me një rritje të ndjeshme të turistëve nga Polonia, Cekia, Sllovakia apo edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian. Si destinacion, vendi ynë konsiderohet në grupin ‘low cost’, por për pushuesit evropianë. Rritja e kërkesës nga këto vende ka sjellë një rritje të kostove të pushimit për pushuesit vendas, një tendencë që konstatohet nga viti në vit. Kjo rritje nuk ndryshon klasifikimin ‘low-cost’ për pushuesit e vendeve të BE-së e megjithatë e ndryshon për pushuesit tradicionalë; shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës apo Maqedonisë.
Debatet
Gjatë vitit 2017, në media në Shqipëri e në Kosovë nuk kanë munguar replikat, edhe konfliktuale, lidhur me kushtet që ofrohen në Shqipëri për pushuesit nga Kosova. E në këto replika që nxirrnin në pah herë kushtet e munguara të Shqipërisë, herë apelet për bojkot ndaj plazheve të Shqipërisë e herë pretendimet për diskriminim ndaj pushuesve nga Kosova, nuk kanë munguar as zërat se në këtë rast kemi të bëjmë me një lëvizje marketingu që tenton t’i adresojë pushuesit drejt Turqisë apo Malit të Zi.
‘Rikthimi’ i 2018
Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë vitit 2017, të dhënat e janarit dhe shkurtit 2018 janë me optimiste e flasin për një ‘rikthim’ të nivelit të hyrjeve nga Kosova. Referuar të dhënave të INSTAT për lëvizjet e shtetasve gjatë muajit janar 2018, rezulton se ka një rritje me 34 për qind të hyrjeve nga Kosova krahasuar me janarin e vitit 2017. Në total, në janar 2018 në Shqipëri u shënuan 77,221 hyrje nga Kosova krahasuar me 57.482 hyrje të janarit të vitit 2017. Pra, këtë janar janë mbi 20 mijë hyrje më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa muaji shkurt 2018 rezulton me të njëjtin nivel hyrjesh sa në shkurtin e vitit 2017. Mbetet për t’u parë nëse tendenca e janarit të vitit 2018 do të jetë e tillë edhe në muajt në vijim, çka mund të bëjë që ‘tkurrja’ e vitit 2017, të jetë fenomen i izoluar i vitit të kaluar. /SCAN Magazine/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik
Gjobiten pesë superfuqitë financiare të botës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri