LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria iu bashkohet aktiviteteve ndërkombëtarëve për Verdin

Shqipëria iu bashkohet aktiviteteve ndërkombëtarëve për Verdin

Veprimtaritë e Institutit Italian të Kulturës dhe Stina Koncertore e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë do të rifillojnë me një aktivitet kushtuar kompozitorit të madh Giuseppe Verdi me rastin e dyqind vjetorit të lindjes së tij.

Aktiviteti është rezultat i një bashkëpunimi të rëndësishëm midis Shqipërisë dhe Italisë, që do të bashkojë Orkestrën Rinore të Shkollës së Muzikës Fiesole, Orkestrën Rinore Shqiptare, themeluar kohët e fundit dhe Korin e Teatrit të Operas dhe Baletit në shfaqjen e parë në Shqipëri të Rekuiem të Verdit.

Rekuiemi do të shfaqet për herë të parë të mërkurën më 11 shtator në Tiranë, në Teatrin e Operës dhe të Baletit, në orën 19:30. Të nesërmen, më 12 shtator, dy orkestrat rinore prej 86 muzikantësh shqiptarë dhe italianë, 60 koristë të Teatrit të Operës, dhe katër solistët Serena Daolio, soprano; Cristina Melis, mezzo-soprano; Alessandro Liberatore, tenor; Raffaele Costantini, bas do të zhvendosen në Shkodër për të interpretuar në Kishën Françeskane.

Angazhimi i dy orkestrave, asaj të Fiesoles dhe asaj shqiptare, do të vazhdojë në Itali, në Pisa, më 14 shtator, kur, nën drejtimin e M° Ceccatos, muzikantët e rinj do të kenë nderin të hapin Përmbledhjen Ndërkombëtare të Muzikës së Shenjtë Anima Mundi, drejtuar nga Sir John Eliot Gardiner dhe kushtuar këtë vit Verdit.


Homazhet ndaj Verdit do të pasurohen me prezantimin e një Ekspozite Antologjike të Partiturave Verdiane propozuar nga Akademia Kombëtare e Artit Antik dhe Modern dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës italiane. Ekspozita do të përurohet të mërkurën, më 11 shtator në orën 19, në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ku do të prezantohen rreth 30 partitura origjinale të asaj kohe të veprave të Verdit, me qëllim promovimin e një aspekti pak të njohur në përhapjen së muzikës, siç është imazhi. /BW/

Në trend Kultura

Më shumë
Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Skënderbeu dhe flamuri kuqezi nën mistikën e numrit “33” - simbolit të masonëve!

Kulture
Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Sensacioni më misterioz i rokut: Kush është Cindy Lee?

Kulture
Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Një kartolinë për Dritëro Agollin e shkruar më 1985

Kulture
Prizreni ruan monedhat ilire

Prizreni ruan monedhat ilire

Kultura
DUKE FOLUR ME IDIOTË

DUKE FOLUR ME IDIOTË

Poezi
Legjenda e El Dorados

Legjenda e El Dorados

Kulture
Kalo në kategori