LAJMI I FUNDIT:

Sh(qepja) e dobët e fustanit të Era Istrefit në klipin “Redrum” (Foto/Video)

Sh(qepja) e dobët e fustanit të Era Istrefit në klipin “Redrum” (Foto/Video)

Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar dje (e premte) projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Redrum”.

Pas një pritje të gjatë rreth 14 muajshe, artistja kosovare u rikthye më në formë se kurrë, duke sjell një baladë mjaft të bukur në stilin R&B.

Çfarë fshihet pas “Redrum” të Era Istrefit? (Video)
Lexo po ashtu Çfarë fshihet pas “Redrum” të Era Istrefit? (Video)

Vëmendje të madhe mori edhe dukja e Istrefit në klip, për të cilën edhe pse ishte punuar shumë, duket se nuk po del të jetë aq e pëlqyer dhe në nivelin e duhur.


Fustani i kuq me të cilën Era paraqitet në fillim të klipit, po del të jetë rezultat i një qepje të dobët, për shkak se në pelerinën e tij vërehet një detaj, që shfaq një pjesë të grisur, e cila nuk përkon me veshjen, dhe i jep asaj një pamje të ‘tmerrshme’.

Era Istrefi me fustan të shqepur në klipin e ri “Redrum”.

Ndërkohë është përfolur se ka qenë Valdrin Sahiti ai i cili ka stiluar njërin nga fustanet e Erës në klipin “Redrum”, por që produksioni nuk i ka dhënë aspak hapësirë asaj pjese, duke mos e shfaqur aq sa duhet në klip.

Fustani i stiluar nga Valdrin Sahiti, të cilit nuk i është dhënë shumë hapësirë në klipin e ri të Era Istrefit.

Pavarësisht të gjithë komponentëve të tjerë të klipit, të cilët kanë qenë në rregull, duket se ‘stylingu’ është pjesa ku produksioni bashkë me këngëtaren kanë çaluar, duke mos i kushtuar vëmendjen dhe kujdesin e duhur!

Sido që të jetë, kënga ka bërë ‘boom’ duke u pëlqyer jashtë mase nga publiku, dhe në vetëm 24 orë ka marrë mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori