LAJMI I FUNDIT:

Shprehja artistike e kalit

Shprehja artistike e kalit

Kuajt zakonisht përmenden kur flitet për gara ose për kauboj, por aspak, le të themi, kur flitet për pikturimin. Megjithatë, një kalë i racës arabe në Poloni ka zhvilluar ndjenjën për art

Kali dhjetëvjeçar Maceba filloi të pikturojë për pronaren e saj, Bozen Wronov, që në gusht të vitit të kaluar. Deri tash kompletoi 30 piktura duke përdorur brushën me dhëmbë.

“Nganjëherë vetëm ndalet para pëlhurës dhe nuk pikturon, i nevojitet kohë për tu shprehur. Ashtu si edhe çdo artist tjetër, edhe kali nganjëherë është i padisponuar”, thotë Wronova. Kritiku Piotr Szmitke mendon se stili i Maceit është “interesant”. /Telegrafi/