Raketat e hedhura nga Rusia mbi Ukrainën në orët e para të mëngjesit shënuan nisjen e luftës. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin e Kievit, në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës, duke zgjuar të alarmuar qytetarët të cilët kanë filluar masivisht të largohen nga kryeqyteti për shkak të frikës nga lufta.
Si mijëra qytetarë sot, 5 vite më parë, Iryna Odyntsova zgjodhi të braktisë vendlindjen e saj Donteskun për shkak të luftës, duke ardhur në Shqipëri për një jetë më të qetë. Në një intervistë për gazetaren e abcnews.al Beklie Koltraka ajo rrëfen kujtimet e tmerrshme që ka përjetuar në vendlindjen e saj, sot nën pushtimin e Vladimir Putin, që kur njohu pavarësisë e rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.
“Jam nga Dontesku. Kam jetuar atje para luftës, por kam 5 vjet që jetoj në Shqipëri. Kjo situatë është shumë e vështirë. E kam të veshtire të flas në këto momente! Jeta ime është atje”, tha ajo.
Vendimi i Putin për të njohur rajonet e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, si shtete të pavarura, Odyntsova thotë se nuk e ka përjetuar mirë. “Jo! Donetsk është Ukrainë”, thotë ajo.
5 vite më parë u largua nga vendi i sa e tmerruar nga bombardimet e rusëve. Prej 5 vitesh filloi nga e para jetën e saj në Shqipëri si pastiçiere, megjithatë kokën dhe zemrën e ka në Ukrainë. Odyntsova thotë se atje ka prindërit e saj të cilët e kishin të vështirë të braktisnin shtëpinë.
“Lufta më detyroi të largohem! U bombarduam! Luftë për 8 vjet! Ika nga lufta! Ato vite ishin shumë të frikshme! Të bombarduar gjithë natën! Prindërit e kanë të vështirë të largohen nga shtëpitë e tyre, por u larguan”, shtoi ajo.
Dhimbjen që po ndien sot gjithë bota, ajo e thotë se e ka përjetuar për ditë e netë me radhë në Dontesk. Mesazhi i vetëm që mundi të japë nga Shqipëria për bashkëkombasit e saj që po bëjnë luftë për mbijetesë në Ukrainë është ky: Ju uroj një qiell të qetë mbi kokën tuaj! Natën e mirë dhe ditën e mirë! Uroj që i gjithë ky tmerr të ndalet menjëherë! Jeta e njeriut është e çmuar”.
Kostantin Mahalov një qytetar ukrainas, që prej disa vitesh jeton në Durrës, është tronditur nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, pasi atje ka të afërmit e tij dhe miqtë. Për të shpëtuar të afërmit e tij nga ky tmerr ai shpreh dëshirën për të shkuar në Ukrainë ndonëse një numër i njerëzisht janë parë nëpër rrugët e Ukrainës për të gjetur një strehë që t’u mbrojë kokën.
“Më falni, nuk dua të flas, shumë e vështirë situata, jam në Shqipëri tani, por dua të shkoj në Ukrainë”, tha ai për abcnews.al duke mos shpjeguar asgjë më shumë.
Rusia nisi në orët e para të mëngjesit pushtimin e Ukrainës me sulme simultante që vinin nga jugu, lindja dhe veriu, nga toka dhe nga ajri. Raketa dhe bomba ranë nga qielli. Shpërthimet vijojnë të dëgjohen në të gjithë vendin nga të gjitha anët. Lufta sipas një zyrtari të mbrojtjes në SHBA është në fazën fillestare. Më shumë se 4 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë larguar deri më tani përtej kufirit nga Ukraina në Moldavi. Largime të tjera masive priten në vijim të kësaj lufte. Qeveria shqiptare ka ndezur dritën jeshile për nevojat e shprehura nga ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Ky i fundit deklaroi se pas sulmit nga Rusia, ndaj autoriteteve shqiptare ka pasur një apel për ndihmë nga qeveria ukrainase, kryesisht me karburant.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëHumb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti