LAJMI I FUNDIT:

Shpëton librat nga koha dhe minjtë

Shpëton librat nga koha dhe minjtë

Një kinez 60-vjeçar për një periudhë 35-vjeçare është duke kryer një punë të pazakontë në Librarinë Kombëtare në kryeqytetin kinez, Pekin.

I njohur si ‘Doktori i Librave’, që nga viti 1974 ai kujdeset të shpëtojë vëllime të mëdha me vlera historike nga dëmtimet e kohës, por edhe nga brejtësit.

‘Pacientët’ e Du Wei-sheng janë qindravjeçarë, që nuk flasin dot dhe komunikimi mes tyre bëhet përmes leximit të simptomave.

Mjeku shpëton vëllimet dhe dorëshkrimet e dëmtuara nga koha dhe minjtë. Shumë libra duan durim dhe përqendrim maksimal dhe ai përdor ngjitës te veçantë dhe letër të prodhuar nga orizi. Ka libra thuajse të shkatërruar nga përmbytjet dhe të tjerë me shumë fletë të ngjitura.


Gjatë 35 viteve të punës Du Wei-sheng ka shëruar pesë mijë libra të vjetër. Ai shprehet se nuk i shëron pacientët e tij, por thjeshtë ua zgjat jetën. Zgjidhja për të ardhmen është digjitalizimi i të gjitha materialeve, para se ato të humbasin përgjithmonë. /tch/telegrafi/